Dështimi për të disatën herë për t’u ngjitur në Superiore ka zemëruar Sinan Idrizin, i cili do të bëjë ndryshime të rëndësishme për sezonin e ri.
Gjithçka do të nisë nga trajneri dhe në radarin e tyre ka rënë timonieri i Shkëdijës së Tetovës. Bëhet fjalë për Jeton Beqirin, i cili mbylli sezonin e kuqezinjtë në kampionatin maqedonas.
41-vjeçari është një njohje e vjetër e kreut të Flamurtarit,pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e vjonjatëve,ku këto të fundit drejtoheshin nga Shpëtim Duro. Beqiri në sezonin 2017-2018 ka qenë zëvendës trajner i Duros.
Beqiri ka një karrierë të gjatë,tesa ka drejtuar ekipe si Struga,Renova,Bylis dhe tashmë Shkëndijën e Tetovës. Te këto të fundit u transferua gjatë merkatos së janarit të këtij viti,ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
Fatos LAMAJ