Flamurtarit mbeten padyshim skuadra më aktive në merkaton e janarit, teksa në orët e fundit të saj klubi vlonjat ka bërë edhe dy goditje të tjera, duke kompletuar repartin e prapavijës.
Kështu për krahun e djathtë, në Vlorë është transferuar Erlis Frashëri, korçar që tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Skënderbeut, me 35-vjeçarin, që ka një eksperiencë të konsiderueshme në Kategorinë e Parë dhe Superiore, pasi ka veshur fanellën e klubeve të shumta si Teuta, Partizani, Kamza, Tomori, Luftëtari e Besa. Frashëri ka kaluar dy sezone edhe në Kosovë, me fanellat e Gjilanit dhe Drenicës, ndërsa tashmë është gati të ndihmojë Flamurtarin për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.
Gustavo Benjumea, përforcimi tjetër i vlonjatëve në repartin e mbrojtjes, së fundmi ka luajtur në Panama, më konkretisht në skuadrën e Tauro FC.
Njoftimi i klubit:
Zyrtare :
Erlis Frasheri është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Erlis
Mbiemri: Frashëri
Datëlindja: 13 Maj 1988
Pozicioni: Mbrojtës
Sezoni i fundit:
2021 – 2024 KF Skënderbeu (Shqipëri)
Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C
Gustavo Benjumea është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.
Emri: Gustavo
Mbiemri: Benjumea
Datëlindja: 12 Janar 1996
Pozicioni: Mbrojtës qendre
Kombësia : Kolumbia
Sezoni i fundit:
2023 – 2024 Tauro FC (Panama)
Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C