Florian Marku pëson humbjen e parë, mposhtet nga britaniku Chris Kongo

Florian Marku nuk është më i pathyeshëm. Boksieri shqiptar, pësoi humbjen e parë në karrierën e tij si boksier profesionist. Marku u mposht nga britaniku Kris Kongo, në duelin për titullin IBO Interkontinental Ëelter në duelin e zhvilluar të dielën në Londër. Një sfidë e luftuar kjo e transmetuar direkt në Klan Plus.

Kongo u përpoq gjatë të gjithë sfidës të mbajë në distancë Markun, falë krahëve të gjatë. Një duel i fortë mes të dyve madje duke i lënë njëri-tjetrit shenja në fytyrë. Me kalimin e raundeve, dueli u bë edhe më i fortë për të grumbulluar sa më shumë pikë me Florian Markun që merrte zemër nga mbështetësit shqiptarë të pranishëm në O2 Arena.

Në raundin e shtatë, Kongo tregoi më qartësi, duke marrë avantazh. Britaniku fitoi më shumë terren me kalimin e raundeve, ndërsa Marku u penalizua nga arbitri i ringut për shkak të goditjeve të parregullta.

Strategjia e Chris Kongo ishte më e saktë, pasi i solli edhe fitoren me pikë me vendim unanim pas 10 raundeve duke marrë edhe titullin Interkontinental të Federatës IBO. Ky ishte dueli i 15-të në ringun profesionist për Florian Markun që deri tani kishte vetëm 13 fitore dhe një barazim..

Kjo është disfata e parë për shqiptarin, pas 14 ndeshjeve, ku nuk njihte humbje. Marku vinte në këtë përballje, pas 13 fitoreve dhe një barazimi, por nuk ia doli të marrë një tjetër sukses.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu