Friday, May 17, 2024

Dede: Fitorja me vuajtje i bën mirë Egnatias, Erzeni meritonte më shumë ndaj Vllaznisë

Lexo

Trajneri Nevil Dede, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për fitoren e Egnatias ndaj Kukësit.

Sipas tij, një fitore me vuajtje, i bën më mirë skuadrës.

Egnatia, një skuadër, siç pranoi trajneri, që lojtarët po kalonin një periudhë stresuese. Ndaj Kukësit, gjetën qetësinë. Fitorja me vuajtje ju bën më mirë. Nuk duhet ta përjetojnë me stres. Ata cilësitë dhe kualitetin e kanë. Montenegro po përshtatet me skuadrën. Ibrahimoglu po justifikon. Ky mund të jetë formacioni më i mirë nga trajneri Tetova.

Në lidhje me barazimin në Vllaznia-Erzeni, Dede tha se shijakasit meritonin më shumë, për atë që treguan në pjesën e dytë.

Erzeni meritonte diçka më shumë, për pjesën e dytë që tregoi ndaj Vllaznisë. Të dy golat, ishin për faj të qendërmbrojtësve, të dy skuadrave. Te Vllaznia nuk më pëlqeu, një skuadër apatike, e ngadaltë në sulm. Jemi mësuar t’i shikojmë ndryshe. Në fund, Erzeni mund të kishte shënuar dhe të fitonte.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img