Saturday, July 27, 2024

Formacionet zyrtare Skënderbeu-Vllaznia

Lexo

Vllaznia luan sot në orën në 17:00 përballë Skënderbeut një ndeshje ku pritet të ketë mjaft rivalitet, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të Superiores.

Për të tentuar kthesën e madhe trajneri Migen Memelli i ka mjaft të vështira detyrat pasi reparti i mbrojtjes do të jetë “jetim” nga 4 lojtarë si Smajli, Spahija, Hakaj dhe Asani.  Për ta bërë më të vështirë këtë situatë, është edhe çështja Mehdi Çoba me drejtuesit që kanë pezulluar sulmuesin shkodran për një debat që ai ka patur me trajnerët për shkak të pozicionit ku luan në fushën e lojës. Në krahun tjetër tek ekipi korçar janë shprehur se duan të marrin maksimumin nga kjo sfidë.

Trajneri Gvozdenovic dhe Memelli tashmë kanë gati 11-shet titullare. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të sfidës Skënderbeu – Vllaznia.

Formacionet zyrtare:

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prenci, Rabiou, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

VLLAZNIA:Mëhidri, Juric, Beci, Stojanovic, Sala, Ceshmedjev, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.Trajner: Migen Memelli

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img