Saturday, July 27, 2024

(Video) Nesër, Vllaznia-Teuta, Sperliga basket meshkuj. Trajneri Bekteshi, pranon forcën e kundërshtarit, por premton që kuqeblutë të japin maksimumin në fushën e lojës

Lexo

Vllaznia në basketboll për meshkuj për javën e tretë të kategorisë së Superligës do të përballet me Teutën e Durrësit, një nga skuadrat pretendente për fitimin e titullit kampion.

Për trajnerin e Vllaznisë, Damian Bekteshi, skuadra e të cilit është akoma në riorganizim e sipër, përballja me një skuadër të këtij niveli paraqitet e vështirë. Megjithatë, ai premton se do të bëjë më të mirën, pse jo për të kërkuar edhe fitoren.

Për t’ia dalë me sukses përballjes me dursakët, trajneri Bekteshi, kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë shkodrane.

Ndeshja, Vllaznia-Teuta në basketboll meshkuj luhet të dielën ora 17:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ndërkohë dy orë më herët, në orën 15:00  në kalendar është ndeshja e femrave, Vllaznia-Barleti.

(Video) Prononcimi i trajneri i Vllaznisë në basket meshkuj Damian Bekteshi, në pragndeshjen Vllaznia-Teuta. Të dielën ora 17:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img