Saturday, October 12, 2024

“Formacioni i vitit 2023”, ish-futbollistët e Kombëtares kuqezi, Afrim Tole & Armend Dallku shpërndajnë çmimet për 11-shin më të mirë të vitit

Lexo

Përveç çmimeve individuale, në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF sonte në ambientet e TKOB është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit 2023, i përbërë nga 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre në “Abissnet Superiore”.Për të shpallur emrat e fituesve janë ftuar në skenë ish-futbollistët e Kombëtares shqiptare, Afrim Tole dhe Armend Dallku, të cilët kanë lexuar emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisionet sportive në televizionet shqiptare.

Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Alen Sherri (portier), Andi Hadroj (mbrojtës), Renato Malota (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Florjan Përgjoni (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Fernando Medeiros (mesfushor), Tedi Cara (sulmues), Raphael Dwamena (sulmues), Florent Hasani (sulmues).

Që të gjithë kanë qenë futbollistë vendimtarë me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit. Afrim Tole dhe Armend Dallku kanë ftuar lojtarët e formacionit më të mirë për t’u ngjitur në skenë e për të tërhequr çmimet, ndërkohë që nuk kanë munguar falënderimet e rastit edhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img