Ndryshon klasifikimi i pilotëve në Çmimin e madh të Australisë
Ndryshon radha e mbërritjes së pilotëve në përfundim të garës së Çmimi të Madh të Australisë. Kjo për shkak të një dënimi të rëndë për Fernando Alonson. Disa orë pas përfundimit të garës, e cila pa triumfin e dy makinave Ferrari, komisarët e garës ka vërejtur një gabim të rëndë të pilotit spanjoll të Aston Martin.
Dy herë kampioni i botës u dënua me 20 sekonda dhe iu hoqën tre pikë në super licencën e tij për kryerjen e një frenim 100 metra më parë se sa ishte e lejuar në atë kënd të pistës, duke shkaktuar aksidentin e frikshëm të Xhorxh Rasëllit në xhiron e fundit të garës.
Kjo penallti bëri që Fernando Alonso të humbasë dy pozicione, duke zbritur në vendin e 8-të në renditjen e pilotëve në përfundim të garës.