Friday, April 26, 2024

Foto-Lajm / Xhaferi, “presion” Brdariçit: “Bëjmë edhe pa ty ?!?…”

Lexo

Foto në fjalë e publikuar mbrëmjen e sotme në profilin e tij FB nga sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi, përcjellë një mesazh të qartë. Prania në të e kolegut të tij Blendi Dibra, drejtorit sportiv Matko Djarmati dhe trajnerit Elvis Plori i rikonformuar pasditen e sotme përsëri në stafin kuqeblu flet qartë.

Në foto mungon trajneri i parë Thomas Brdariç. Mungesa e gjermanit në këtë foto në një kohë që prej dy ditësh, pista e largimit të tij nga drejtimi i Vllaznisë, ka në brendësinë e saj shumë të panjohura.

Më së shumti, si diçiturë kësaj kësaj fotoje mund t’i shkonte: “Bëjmë edhe pa ty mister! Realisht, nuk ka asnjë sinjal zyrtar për krisje marrëdhëniesh mes palëve. Por, nga ana tjetër, ekspozimi i ofertave të ardhura në adresë të tij në një moment të tillë, pa as më të voglin diskutim janë në shërbim të rritjes së pazareve të merkatos nga njëri klub të tjetri për kroato-gjermanin e Bradiç.

Mund të jetë edhe ajo që mungesa e Brdariç është krejt rastësi, gjë që në ditët në vazhdim ai mund të bashkohet me kuqeblutë, gjithnjë nëse Brdariç nuk do të shfaqet në një tryezë tjetër bisedimesh, në Kosovë, apo dikund tjetër, siç po përflitet.

Por, sidoqoftë, ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me mesazhin që përcjellë fotoja në fjalë, e cila për atë që kërkon dhe dëshiron ta dëshifrojë më në brendësi godet në dy fronte. E para, dhe më e rëndësishme ajo që sponsori Xhaferi kërkon t’i bëjë me dije trajneri Brdariç se stafi po kompletohet pa praninë e tij, dhe se çdo vonesë për refletim mund të jetë vonë.

Për të dyja këto, por edhe për të tjera, duhen pritur ditët në vazhdim për të mësuar realisht se si do të jetë Vllaznia e re, me apo pa Thomasin…..

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img