Thursday, May 2, 2024

Frymarrje për Kukësianët, fitojnë me përmbysje ndaj Egnatias

Lexo

Kukësi ia ka dalë të fitojë përballë Egnatias në Rrogozhinë me rezultatin 1-2 në stadiumin “Arena Egnatia”.

Verilindorët gjetën fitoren e munguar prej javësh që u jep frymarrje kuksianëve, ndërsa nga ana tjetër skuadra nga Rrogozhina humbi një shans të mirë për t’u ngjitur në vendin e tretë, ndërkohë që regjistroi ndeshjen e tretë pa fitore në fushën e vet.

Egnatia fitoi një penallti në minutën e 35’, të cilën e ekzekutoi saktë braziliani Fernando. Kukësi reagoi në pjesën e dytë, shënoi dy gola. Në minutën e 70’ erdhi barazimi, moment kur gjuajtja e Edison Ndrecës u devijua në portën e tij nga Renato Malota. Verilindorët morën zemër dhe katër minuta nga fundi gjetën golin e fitores.

Boshnjaku Mirza Delimedjac, i cili u fut në fushë në mesin e pjesës së dytë, realizoi një gol të bukur dhe i dhuroi triumfin e shumëpritur skuadrës së tij.

Pas këtij triumfi verilindorët ngjiten në kuotën e 19-pikëve, po aq sa Kastrioti i vendi të 8-të, ndërsa rrogozhinasit mbeten me 26 pikë në vendin e 4-të në klasifikim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img