Friday, April 19, 2024

(Intervista) Trajnerët Duro dhe Hallaçi flasin pas ndeshjes Egnatia 1-2 Kukësi

Lexo

Egnatia pësoi humbje me rezultatin 1-2 kundër Kukësit. Një rezultat që nuk ka lënë shije të mirë te trajneri i Egnatias, i cili priste që të merrte pikë ndaj verilindorëve. Në prononcimin e zakonshëm për mikrofonin e Oversport, Duro tha:

“Sigurisht që dua ta them që në momentet e para. Ka qenë një nga ndeshjet jo të mira që kur kam ardhur unë këtu. Sigurisht në pjesën e parë, arritëm të zhbllokojmë rezultatin. Në pjesën e dytë nuk kemi luajtur mirë në momente të veçanta.

Kemi gabuar atëherë kur Kukësi na rrezikonte. Ishte shumë e vështirë për të reaguar. U ngarkuam psikologjikisht. Ishte një nga ndeshjet që nuk më ka pëlqyer. Kemi bërë dy barazime, e kam thënë. Kemi luajtur shumë mirë. E kemi merituar fitoren, por nuk kemi bërë një ndeshje pozitive.

Pjesa e parë ishte më e mira e jona. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen. Mëllugja nuk po luante keq, por duke parë ngarkesën e sfidës, mendova t’i freskoja. Lojtari i ardhur, nuk ishte në gjendjen e duhur. Ndoshta nuk duhej ta aktivizoja. Ndërrimet ndikuan duke lënë territor në mesfushë. E kam thënë që Kukësi ka lojtarë me kualitet. Por, futbolli është i tillë. Skuadra është e mirë. Disa futbollistë kanë vlera. Duhen pikët. Në pjesën e dytë ishte totalisht, pashë që skuadra nuk funksionoi.

Puna? Kam mendimin që shikoj skuadrën të ngarkuar psikologjikisht për mosbesimin që të arrijmë fitoren. Është presioni i rezultateve. Skuadra duhet të vijë në një moment të mirë. Pas 3 ditësh kemi një ndeshje me Partizanin. Ta tregojmë në fushë se jemi të fortë. Do të punojmë në aspektin psikologjik. Kemi pasur probleme për sot. Xhekson ka qenë i dëmtuar, Kasa me temperaturë. Këta janë lojtarë që mund të jenë në gjendje më të mirë në takimin me Partizanin”, përfundoi ai.

Rrahman Hallaçi ka folur pas fitores 2-1 kundër Egnatias. Trajneri i Kukësit deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“E di sa të vështira janë ndeshjet. Çdo kundërshtar ka organizimin e vet. Nuk është se ne nuk kemi besim te skuadra edhe pse humbëm me Erzenin. Ndoshta nuk ishte fati me ne. Ekipi reagoi, bëri mirë. Kemi diskutuar që do të na rikthehet fati. Por duhet të jemi ne zotët e fushës. Më vjen keq që na ndodhi një gabim në mbrojtje. Ne folim zakonisht me mbrojtësat. Ishte e pafalshme. Këto gabime kanë ndodhur dhe në të kaluarën. E vumë në vështirësi kundërshtarin me Barbosën. I tillë është futbolli. S’i bëjmë gjithë gola. Mendoj se skuadra reagoi mirë. Besimi ishte. I thashë që do të besojmë deri kur të bjerë bilbili. Shpresojmë mos të kemi ndonjë dëmtim. Nuk jemi në kushtet për të festuar. Jemi ende në zonën e ftohtë.

Ndryshimi te Kukësi? Unë gjithmonë i kam thënë skuadrës që ka prodhuar futboll. Disa gabime individuale na kanë penalizuar. Skuadra ka cilësi, lojtarë me kualitete. Ka futbollistë që kanë vite që luajnë. Jam munduar t’i ngremë besimin. Unë kam folur me skuadrën përpara për t’i ngritur psikologjikisht. Në këtë moment nuk ndihemi mirë të renditja, por ka ende shumë ndeshje. S’duhet të bënim ne gabim. Gabimi na penalizoi pak. Skuadra i gjeti forcat për t’u ringritur edhe një herë. Egnatia ka lojtarë cilësorë. Skuadra nuk u dorëzua dhe për këtë më vjen mirë.

Ndeshjet jashtë fushe? Në fushën tonë është detyrim fitorja. Lojtarët ndjejnë pak presionin dhe duan të marrin 3 pikët. Futbollistët kanë vlera dhe kualitete. Është momenti tani që të rikthehemi te fitoret. Lojërat i kemi bërë të mira. Më vjen keq për sfidën me Erzenin sepse skuadra prodhoi.

Haxhiu? Unë e kam aktivizuar në gjitha ndeshjet titullar. Ishte i shpejtë. Por, ka qenë i huazuar nga Apolonia dhe ka përfunduar periudha e marrëveshjes.

Basha? Këtë ndeshje e kishim përgatitur me lojtarët e ardhur në orët e fundit. Peposhi ka dalë nga Akademia jonë. Për momentin kishim dy lojtarë anësorë. Basha nuk luan dot në krahun e kundërt. Peposhi është munduar të japë më të mirën. Më të mirën ndoshta e ka në krahun e djathtë. Basha ka kualitet dhe pres shumë nga ai. Ndoshta ka pak probleme në fazën mbrojtëse. Shpresoj që të rikthehet ai Basha i parë.

Deklarata e Gjicit? Patjetër që e duam Europën. Presidenti i nderit ka të drejtën të flasë. Ka investuar shumë këtë sezon. Janë disa largime që presidenti të ofron mundësinë për të marrë futbollistë. Analizën ta bëjmë në fund. Kemi larguar shumë lojtarë. Futbollistët në merkato, na i ka plotësuar kërkesat. Nuk dua që në skuadër të flasë për objektiv askush, veç presidentit. Europën e arrijmë nga Kupa, nuk dua të flas për kampionatin sepse situata është e vështirë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img