Saturday, May 4, 2024

FSHF-Abissnet Superiore: Hidhet shorti për kategoritë e moshave U-13, U-14, U-15, U-17 & U-19. Ja kalendari i sezonit

Lexo

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit të kategorive “Abissnet Superiore” për grup-moshat U-19, U-17, U-15, U-14 dhe U-13.

Shorti u drejtua nga specialistët e garave, Neritan Koçi e Erald Shera, ndërsa të pranishëm në këtë ishin përfaqësues të disa klubeve, të cilët u njohën me datat dhe kundërshtarët respektivë për çdo javë të këtij sezoni.

Këtë sezon të pesta këto kampionate përbëhen nga 10 skuadra me sezonin që do të ketë 18 javë të ndara në dy faza. Kampionati Abissnet Superiore U-19” do të fillojë në datë 04.09.2022 dhe të mbarojë në datën 13.05.2023 me javën e fundit.

Kampionati “Abissnet Superiore U-17” do të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 14.05.2023.

Kampionatet Abissnet Superiore U-15 dhe U-14 do të fillojnë në datën 17.09.2022 dhe do të mbarojnë në datë 07.05.2023, ndërsa Abissnet Superiore U-13 Superiore do të fillojë po në datën 17.09.2022 dhe do të mbyllet në datën 06.05.2023.

Ndërkaq, në ditët në vazhdim do të hidhen shortet edhe për kampionatet e moshave të Kategorisë së Parë edhe për kampionatin kombëtar të moshës U-21.

Më poshtë, edhe kalendarët e sezonit për të pesë kampionatet kombëtare të gjithë grup-moshave:

Kalendari i Abissnet Superiore U-19 2022-2023

Kalendari i Abissnet Superiore U-17 2022-2023

Kalendari i Abissnet Superiore U-15 2022-2023

Kalendari i Abissnet Superiore U-14 2022-2023

Kalendari i Abissnet Superiore U-13 2022-2023

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img