Saturday, November 23, 2024

FSHF-Kursi i radhës për Drejtor Sportiv nis në muajin shtator, hapen regjistrimet

Lexo

Kursi për Drejtor Sportiv që organizohet nga Federata e Futbollit do të zhvillojë edicionin e radhës në muajin shtator. Ky kurs do të udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF dhe pritet të nisë më 13 shtator e të përfundojë më 6 tetor 2023, duke zgjatur kështu për rreth një muaj. Numri i studentëve maksimalë që mund të bëhen pjesë e këtij kursi është 30, ndërsa bëhet me dije se nëse numri i regjistrimeve është më i vogël se 15, kursi nuk do të zhvillohet.

Kriteret për të fituar të drejtën për t’u pranuar në kursin për Drejtor Sportiv janë:

  • Duhet të jenë nënshtetas shqiptarë;
  • Mosha minimale 25 vjeç, e plotësuar në datën e afatit të aplikimit;
  • Mund të kryhet individualisht në qoftë se zotëron diplomën e Universitetit të Sporteve;
  • Shkresë përcjellëse nga Klubi ose Akademia që përfaqëson;
  • Kandidati duhet të jetë pajisur me çertifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);
  • Dy fotografi pasaporte;
  • Fotokopje e ID ose e Pasaportës;
  • Numër kontakti

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al, përmes postës së zakonshme në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njejtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 05.09.2023. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Bëhet me dije për të gjithë personat që do të pranohen në këtë kurs se do të duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekësh. Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.teknike@fshf.al.

Drejtori Sportiv është një nga personat më të rëndësishëm në një klub futbolli, pasi merret me menaxhimin e ekipit të tij, duke nisur nga procesi i licencimit të futbollistit për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, licencimi i klubeve, administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, rregullorja e lojës dhe kolegjiumet e arbitrave, analizat e një ndeshjeje futbolli, organizimi i sektorit të të rinjve, etj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img