Monday, July 15, 2024

Është zyrtare: Kristiano Ronaldo tek Mançester Junajtid

Lexo

Zyrtare, Cristiano Ronaldo është një lojtar i ri i Manchester United. Pas lamtumirës së nxituar nga Juventusi dhe zërave për një marrëveshje të mundshme me Cityn e Guardiolës, fenomeni portugez ka vendosur të kthehet me Djajtë e Kuq, në urdhërat e Ole Gunnar Solskjaer, i cili e kishte ftuar në orët e fundit, për të marrë vendimin e duhur: “Ai e di që ne jemi këtu”. Ky është njoftimi i klubit: “Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se klubi ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos”. Pas 12 vitesh, pra, Cristiano Ronaldo kthehet të veshë fanellën e Manchester United në  Old Trafford, që e nisi drejt skenave të mëdha, duke e shndërruar atë në një legjendë.

“Cristiano, fitues pesë herë i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të UEFA Champions League, katër Kupat e Botës për Klube, shtatë tituj të ligës midis Anglisë, Spanjës dhe Italisë dhe Kampionatin Europian për Kombet me Portugalinë. Në stadin e tij të parë për Manchester United, ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje. Të gjithë në klub mezi presin ti japin mirëseardhjen Cristianos në Mançester. “

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img