Wednesday, April 24, 2024

Superiore-Java e parë/14 gola në 2 ndeshje, triumfojnë Vllaznia dhe Tirana

Lexo

E nisur mbrëmjen e së premtes me sfidën, Teuta-Partizani që prodhoi vetëm një gol, atë në favor të durrsakëve, java e parë e kategorisë Superiore ka vijuar të shtunën edhe dy çiftet e tjera. Laç-Vllaznia dhe Tirana-Skënderbeu. Takime këto që prodhuan bollëk golash, gjithsejt 14 të tillë, 8 në Laç dhe 6 në kryeqytet duke nxjerrë si triumfator, Vllazninë dhe Tiranën që fituan respektivisht, 3 mr 5 dhe 4 me 2.

Spektakël golash në Laç mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë, një sfidë që u fitua nga shkodranët me rezultatin 3-5. Formacioni i Brdariç e nisi mjaft mirë takimin duke gjetur avantazhin e dyfishtë me anë të Latifit 11’ dhe Da Silvës 24’, por vendasit u kundërpërgjigjën me dopietën e Zarubica(34’ dhe 38’).

Aralica 41’ u jep edhe njëherë avantazhin kuqebluve, por Lushkja 45’ bën që pjesa e parë të mbyllet në barazim 3-3. Edhe fillimi i pjesës së dytë ka folur për shkodranët, me Gurishtën 47’ që gjen golin e avantazhit. Në minutën e fundit të sfidës ka menduar Kaina për të kompletuar suksesin 5-3 të shkodranëve.

Ndërkohë, në “Selman Stërmasi”, bardheblutë kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 4-2 përballë korçarëve. Të besuarit e trajnerit Shehi kaluan që në minutën e 4-ët në avantazh me anë të Behiratche, por vetëm dy minuta më vonë korçarët u përgjigjën me Jean Victor, 1-1, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, në skenë shfaqet Ngo me dopietën e tij(59’ dhe 73’), ndërsa emrin në listën e golashënuesve e vendosi dhe Limaj(69’). Në fund të takimit korçarët shënuan dhe golin e  dytë me anë të Mensah, por që në këtë rast shërbeu vetëm sa për statistikë, fitorja është e bardhebluve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img