Sunday, February 25, 2024

FSHF Sunday League 9×9 vjen me risi/ Hapen regjistrimet për sezonin e ri 2024-2025

Lexo

Futbolli amator në Federatën Shqiptare të Futbollit po njeh rritje nga dita në ditë dhe për këtë arsye Departamenti i Futbollit Amator në FSHF ka vendosur të hapë regjistrimet për sezonin e ri të FSHF Sunday League 2024-2025.

Duke u nisur nga kërkesa e lartë për të marrë pjesë në kampionatin amator FSHF Sunday League 9×9, i cili po bëhet mjaftë popullor në vendin tonë, janë hapur regjistrimet për sezonin e ri që do të ketë edhe një risi të veçantë.

Të gjitha ekipet e reja që do të pranohen, do të kenë mundësi të përjetojnë emocionet e FSHF Sunday League pa filluar akoma sezoni 2024-2025.

Departamenti i Futbollit Amator në FSHF do të organizojë një kupë përgjatë sezonit aktual në muajin mars ose prill, për t’i dhënë mundësi ekipeve të reja që të përjetojnë emocionet e Sunday League që në sezonin aktual.

Çdo skuadër që ka dëshirë të bëhet pjesë e FSHF Sunday League 9×9 mund të dërgojë një e-mail në jdemneri@fshf.al .

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img