Wednesday, October 30, 2024

Fundjava kuqezi/ Nuk përmbahen legjionarët, kampionatet europiane flasin ‘shqip’

Lexo

Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive edhe përgjatë kësaj fundjave. Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane kanë marrë minutat e tyre, duke realizuar gola e asiste, si edhe duke marrë edhe vlerësime me nota të larta nga uebsajti i specializuar për statistika “Sofascore”.

Ernest Muçi vijon të jetë protagonist me skuadrën e Legias në kampionatin polak të futbollit, teksa të shtunën realizoi edhe golin e tij të pestë personal. Sulmuesi tjetër i ekipit kombëtar, Taulant Seferi gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionatin ukrainas. Ai realizoi nëpërmjet një penalltie, duke mposhtur me lëvizjen e tij portierin kundërshtar. Ky është goli i 12-të për Seferin përgjatë këtij sezoni futbollistik në kampionatin ukrainas.

Mbrojtësi kuqezi, Erjon Hoxhallari gjeti golin e parë në kampionatin rumun, ndërsa gol ka shënuar edhe Arbnor Mucolli në kampionatin danez. Për Mucollin ky është goli i gjashtë sezonal. Edhe sulmuesi shqiptar i ekipit të Shpresave, Armando Dobra ishte protagonist absolut në Angli me skuadrën e Çesterfildit, duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutat shtesë.

Sakaq, Myrto Uzuni ishte vendimtar në ndeshjen që Granada zhvilloi kundër Lugos në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi shqiptar rrëmbeu bukur një top në krah dhe me një pasim drejt zonës gjeti Puertas, me këtë të fundit që nuk gaboi.

Në derbin shqiptar ‘Asllani – Bajrami’, dy kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë. Minuta pati edhe për futbollistët e tjerë shqiptarë në skuadrat respektive në kampionatet e rëndësishme në Europë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img