Thursday, April 18, 2024

Futboll 5×5/ Shqiponja shpallet kampione e Kategorisë së dytë për Tiranën, Sky Mfc triumfon në zonën e Durrësit

Lexo

Shqiponja 5×5 është skuadra fituese e Kategorisë së dytë në futbollin 5×5 për zonën e Tiranës. Skuadra Shqiponja 5×5 mundi në finale Calcio 5×5 me rezultatin 7-3.

Në sfidën e zhvilluar mbrëmjen të mërkurës skuadrat dhuruan spektakël në fushë, duke shënuar 10 gola në total, ndërsa në fund buzëqeshi ekipi i Shqiponja 5×5.

Në këtë kompeticion i cili organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, skuadra Shqiponja 5×5 kishte ecurinë më të mirë, pasi eleminoi këto ekipe, Forcat Ajrore 5×5, Casa de Fitness 5×5, Piceria Haka 5×5 dhe Barrikadat A 5×5. Ndërsa në finale mundi skuadrën e Calcio 5×5.

Në përfundim të finales është organizuar edhe ceremonia tradicionale për dorëzimin e trofeut. I pranishëm ishte specialisti i futbollit amator, Julio Bram Ujkaj i cili i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit fitues Shqiponja 5×5.

Është zhvilluar edhe finalja e Kategorisë së dytë në futbollin 5×5 për zonën e Durrësit. Skuadra e Sky Mfc është shpallur kampione pasi mundi në finale skuadrën e Santal Mfc.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e të enjtes ishte e luftuar deri në fund, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2 dhe skuadra e Sky Mfc triumfoi falë penalltive me rezultatin (3-2).

Skuadra e Sky Mfc në një ceremoni tradicionale të organizuar nga FSHF mori medaljet dhe kupën. I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i SHRFD, Mikel Furxhi, i cili i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit kampion për kategorinë e dytë në futbollin 5×5 për zonën e Durrësit, Sky Mfc.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img