Saturday, July 27, 2024

Pragndeshja me Vllazninë, Tetova: “Ndeshje delikate për ne, Vllaznia momentalisht është ekipi më në formë i kampionatit”

Lexo

Ditën e shtunë, në orën 17:00, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja, Vllanzia-Egnatia, e vlefshme për javën e 24-të të kategorisë Abissnet Superiore. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli përpara mediave në konferencën për shtyp para këtij dueli:

-Tetova, luani me Vllazninë ekipin më në formë për momentin, çfarë do synoni nga ky duel? Është ndeshje delikate për ne. Do të jemi shumë të përqëndruar në detyra. Vllaznia momentalisht është ekipi më në forme i kampionatit me plot 10 rezultate pozitive, mendoj se do të jetë një ndeshje për t’u shijuar.

-A keni hartuar ndonjë plan të posaçëm për racionalizimin e forcave, që ta keni skuadrën në top-formë për Final Four? Po, kemi 2 javë që po mundohemi të rifreskojmë 11-shen që do të fillojë ndeshjen që në fund të gjithë lojtarët të jenë në formë dhe të rëndësishëm.

-Distanca prej 11 pikësh nga vendi i dytë ju bën të “flini mbi dafina”, ju jep komoditetin për të punuar në qetësi, për të bërë rotacion në formacion…?
Nuk jemi aspak komod sepse të jesh i përqëndruar në detyra do të thotë të përmirësosh gjendjen si grup dhe të rrisësh nivelin e lojës. Sigurisht edhe rotacion do të ketë.

-Nesër luani me Vllazninë, në festën e 105 vjetorit të saj, ju si ndiheni kur Vllaznia pas humbjes me ju ka vetëm fitore e barazime? Siç e thashë, Vllaznia vjen nga rezultate pozitive, po bëjnë mirë. Do mundohemi të marrim maksimumin nga ndeshja.

-Si po shkon bashkëpunimi midis presidentit Agim Demrozit dhe drejtorit Klejdi Zeneli me ju? Bashkpunimi është në sinkron dhe çdo gjë është ‘OK’. Na pelqen të treve të jemi të parët në punë. Ky është çelsi.

-Cili është sekreti i kësaj Egnatia e cila ka patur gjithmonë vazhdimësi në rezultate? Egnatia duhet të jetë e përqendruar tek organika e saj dhe tek minimumi i gabimeve gjatë 90 minutave. Besoj kjo është ajo ku skuadra duhet të fokusohet dhe të ketë konsideratë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img