Sunday, May 19, 2024

Futboll 9×9 FSHF Sunday League / Luhet java e 12-të. Panthers Shkodra humbet 1-2 me ATS

Lexo

Është zhvilluar java e 12-të e Kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”. Në grupin A, kryesuesit e ATS u rikthyen te fitorja pasi mundën Panthers Shkodër 1-2, ndërsa IMMI barazoi 1-1 ndaj skuadrës Barrikada dhe tani e sheh veten tre pikë më pak se kryesuesit e ATS.

Në anën tjetër, skuadra Dymbëdhjeta e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Hidro Alfa dhe shkon në kuotën e 28 pikëve, një më pak se ATS.

Në ndeshjet e tjera të grupit A, skuadrat e MD, PRIMO MFC, Ferraj FC fituan në sfidat e tyre, teksa u regjistrua edhe një tjetër barazim në takimin Vila-L – FB Passion 1-1. Ndërsa sfida Vatër – Raiffeisen Bank është shtyrë dhe do të luhet në një datë tjetër.

Në grupin B, këtë javë gabuan kryesuesit. Dajti i vendit të parë u mund nga skuadra e Antigonean me rezultatin minimal 1-0, ndërsa Kastriotët barazuan me rezultatin 1-1 ndaj Albamer. Dajti mbetet në vendin e parë me 30 pikë, ndërsa Kastriotët në vendin e dytë me 28 pikë.

Në ndeshjet e tjera të grupit B, skuadrat e Friends Team, Gaia Triumph, Coca Cola Tepelena, FC Musa dhe Jata Market fituan në sfidat e tyre, ndërsa Ja Ar Plast  e mori fitoren në tavolinë, 3-0 ndaj Roamel.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së 12-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:

Grupi A

Vila – L – FB Passion                                1-1

MD – Elso                                                  2-0

Hidro Alfa – Dymbëdhjeta                     0-3

PRIMO MFC – Legjendat 9×9               8-3

Panthers Shkodër – ATS                         1-2

IMMI – Barrikada                                    1-1

Ferraj FC – FC Illyrian Eagles               3-2

Grupi B

Roamel – Ja Ar Plast                               0-3

Friends Team – FC Confucius               2-1

Al Ar – Gaia Triumph                              0-3

Antigonean – FC Dajti                             1-0

Kastriotët – Albamer                                1-1

Futura Dent- Coca Cola Tepelena         1-3

North Gate – FC Musa                              1-5

FC Parku – Jata Market                            1-2

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img