Friday, April 26, 2024

Futboll 9×9/Nisë faza e dytë e kampionatit, Panthers MFC mund “Antigonea” 4-1 dhe bashkëkryeson me Prestigj MFC

Lexo

Panthers MFC-Antigonea 4-1

(Shënues: Denis Çokaj, Brendon Smajli(2), Engin Çiellza/Cani   

Kampionati Kombëtar i futbollit amator ka nisur rrugëtimin e tij në pjesën e dytë të kampionatit. Dhe, që në javën e parë, ekipi shkodran, Panthers MFC me trajner ish futbollistin e njohur të Vllaznisë, Fatmir Axhani, ka regjistruar fitoren e radhës.

Kjo ka ndodhur në përballjen e luajtur një ditë më parë në Tiranë, ku futbollistët e Panthers Shkodra kanë sfiduar ekipin Antigonea. Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga Panthers, të cilët që nga minuta e parë dhe deri në fund të ndeshjes kanë pasur nën kontroll takimin.

Denis Çokaj dhe Brendon Smajli, dy emra, të cilët janë të njohur edhe në futbollin e madh, kanë tundur rrjetën e skuadrës kundërshtare duke regjistruar avantazhin 2-0.

Ndonëse, për një moment, skuadra kundërshtare, “Antigonea”, shkurton diferencen në 2-1 me një gol të shënuar nga Cana, Panthers kundrapërgjigjet menjëherë me dy gola të tjerë të shpejtë me autor përsëri Denis Çokajn dhe Engin Çiellza, të cilët e çojnë rezultatin në 4-1 në favor të tyre.

Me këtë rezultat, 4-1, mbyllet e gjithë ndeshja, Panthers Shkodra MFC-Antigonea duke bërë që skuadra shkodrane të vijojë të jetë në vendin e parë të tabelës së kalsifikimit me 30 pikë, po aq sa ka edhe ekipi tjetër bashkëkryesues, Prestigj i Tiranës.

Me sa duket, këto dy skuadra, do të vijojnë të jenë në fokusin kryesor të pretendimit për fitimin e titullit kampion. Gjithësesi, për shkodranët e Panthers MFC që në javën e ardhshme ndeshen me ekipin “Pastaria”, duke qënë se janë detutues në këtë kampionat, ecuria e tyre kaq pozitive, i ka kaluar krejtësisht parashikimet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img