Kategoria e Parë do të rikthehet në fushë të dielën me gjashtë përballjet e vlefshme për javën e katërt të kampionatit.
Dy takime do të zhvillohen në orën 13:30 ndërsa katër të tjerat do të nisin në orën 16:00.
Vëmendja do të jetë fillimisht në Lezhë ku Besëlidhja do të pres Besën në orën 13:30.
Kavajasit vijnë në këtë takim si kryesues të kampionatit me shtatë pikë dhe do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive,ndërsa lezhjanët synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë një rezultat të rëndësishëm.
Në të njëjtën orë do të luhet edhe Pogradeci-Flamurtari,një përballje që pritet me interes, me vlonjatët që kërkojnë pikë në transfertë dhe pogradecarët që do të synojnë të bëjnë maksimumin përpara publikut të tyre.
Katër ndeshjet e tjera do të nisin në orën 16:00 teksa Iliria do të pres Bylisin në një duel ku ballshiotët do të kërkojnë vazhdimësi, ndërsa vendasit do të tentojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës.
Në Kukës vendasit do të përballen me Korabin një duel verior që pritet të jetë i luftuar, ndërsa Sopoti do të pres Kastriotin në një tjetër takim ku pikët kanë rëndësi të madhe për të dyja skuadrat.
Programi i javës plotësohet me sfidën Oriku-Burreli që do të luhet gjithashtu në orën 16:00.
Pra një e dielë e ngjeshur në Kategorinë e Parë, me gjashtë ndeshje dhe shumë intesitet në lojë në një kampionat që që në javët e para ka treguar rivalitet të fortë.
Fatos LAMAJ


