Ndarja nga jeta e Esat Bushatit, mesazhi ngushëllues i kryebashkiakut Benet Beci: “Shkodra i ka të shtrenjtë njerëzit që kanë shkruar historinë e sportit të saj dhe Esat Bushati do të mbetet një prej tyre!” Homazhe, të premten në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”, 10:00-12:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Esat Bushati, veterani i nderuar i futbollit shkodran dhe atij shqiptar, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 97 vjeçar do të përcillet mesditen e së premtes, ora 12:00 për në banesen e fundit.

Në respekt të kësaj figure shumë të njohur dhe të respektuar në Shkodër dhe më gjërë, KF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër kanë programuar organizimin e homazheve në hollin e stadiumit “Loro Boriçi” prej orës 10:00 deri në 12:00.

Ndërkohë, kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përcjell mesazhin e tij ngushëllues për ndarjen nga jetë të Esat Bushatit, shoqëruar edhe me një foto me të realizuar gjatë një takimi të organizuar në zyrën e tij me veteranë të sportit shkodran, mes të cilëve ishe edhe vetë Esati.

“Futbolli shkodran humbi një nga emrat e tij të respektuar, Esat Bushatin, ish-futbollistin e Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare.

Një jetë e lidhur me futbollin dhe me fanellën kuqeblu, të cilën e veshi që prej vitit 1947.

Shkodra i ka të shtrenjtë njerëzit që kanë shkruar historinë e sportit të saj dhe Esat Bushati do të mbetet një prej tyre.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bushati, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të futbollit shkodran.

U prehsh në paqe, Esat!”, shkruan kryebashkiaku shkodran Benet Beci.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img