Spanjë – Angli dhe Francë – Zvicër. Janë këto verdiktet e ndeshjeve të fundit të grupeve në Kampionatin Europian të moshës deri në 17 vjeç për femra, i cili po zhvillohet në Estoni dhe po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Ajo që bie në sy është eleminimi i Gjermanisë, që ishte kampione në fuqi e futbollit të femrave për moshën deri në 17 vjeç, si dhe vendi i tretë në Botërorin e së njëjtës moshë, i cili u zhvillua në Indi.
Ndërkohë ndeshja e përzgjedhur nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar ishte Francë – Angli, e cila është ndarë në barazim 1-1, teksa të dyja skuadrat i kishin fiksuar që më parë pozicionet e tyre në renditjen e grupit B. Uard ka befasuar me atë supergol në fundin e pjesës së parë. Ka barazuar Efa-Efa dhe në vërshëllimën e fundit të Vekelit, 1-1. Në të njëjtin grup Polonia ka mundur 6-0 Suedinë
Sakaq në grupin A, Spanja mundi Estoninë, 6-0, kurse Zvicra, 2-1 Gjermaninë. Gjysmëfinalet luhen më 23 maj, ndërsa finalja e madhe më 26 maj në ora 18:00, atje ku do të jetë një emër i ri si kampione e Europës në futboll për femra për moshën deri në 17 vjeç.