Friday, March 29, 2024

Pas pak, ora 16:00, Partizani-Vllaznia në RTSH Sport. Ekrani i TVSH-së është me shans për kuqeblutë!

Lexo

Përgjithësisht, në ndeshjet e transmetuara nga RTSH Sport dhe njëherazi edhe nga RTSH Shkodra, Vllaznia e kategorisë Superiore ka qënë me fat. Një gjë e tillë ndodhi edhe javën e kaluar, kur pas një seri ndeshjes negative, transmetimi i drejtpërdrejtë i RTSH Sport në ndeshjen, Vllaznia-Teuta, e vlefshme për javën e 33-të të Abisnet Superiore, duket se ishte me fat për kuqeblutë, të cilët dolën fitues me rezultatin 1 me 0.

Për koinçidencë, edhe sot në sfidën e javës së 34-të, Partizani-Vllaznia, që nisë në orën 16:00, RTSH Sport është përsëri në transmetim të drejtpërdrejtë nga stadium “Arena e Demave” i kryeqytetit.

Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga opinioni sportiv shkodran, i cili përpos të shijuarit të kësaj ndeshje pa pagesë, beson shumë edhe tek fati që mund t’i sjellë ky ekran Vllaznisë, edhe sot.

Mbetet për t’u parë, nëse vertet që do të jetë reale një gjë e tillë, dhe nëse po, atëherë shkodranët do të kërkojnë që ndeshjet e saj të transmetohen vazhdimisht nga RTSH Sport!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img