Thursday, March 28, 2024

FSHF-Ceremonia e diplomimit, 8 futbollistet e Kombëtares A marrin licencën e trajnerit UEFA B. Mes tyre edhe 3 kuqeblutë, Maliqi, Berisha, Curraj

Lexo

Ka përfunduar me ceremoninë e diplomimit kursi i licencës UEFA B për trajnerë, ku morën pjesën vajzat futbolliste të Kombëtares shqiptare. Kursi zgjati një javë dhe u organizua nga Sektori i Edukimit me lektorë të njohur, duke miksuar teoritë dhe praktikën në fushat e Shtëpisë së Futbollit.

Programi edukativ ishte një bashkëpunim mes FSHF-së dhe UEFA-s i financuar nga këto dy institucione, ku qëllimi kryesor ishte rritja e cilësisë dhe numrit të trajnereve vajza në futboll.

Në ceremoninë , ku u shpërndanë edhe certifikatat për 8 vajzat të cilat përfunduan me sukses programin, ishin të pranishëm anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima, shefi i Sektorit të Edukimit, Sulejman Starova si edhe  specialisti i këtij sektori, Alban Tafaj.

Në mes 8-të futbollisteve kuqezi të liçensuara me UEFA B, janë edhe tre futbollistet e Vllaznisë, Sara Maliqi, Gresa Berisha dhe Arbenita Curraj, si dhe shkodrania Armera Tukaj, e cila këtë sezon futbollist është aktivizuar me ekipin e Apolonisë së Fierit.

Në fjalën e saj para vajzave kuqezi anëtarja e KE-së, Anila Basha, theksoi se futbolli i vajzave është një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit, që ka njohur zhvillim madhor gjatë viteve të fundit, ndërsa qeverisa e futbollit shqiptar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shumë rëndësi jo vetëm vajzave që luajnë futboll, por edhe atyre që mësojnë futbollin, trajnerëve, për të rritur sa më shumë cilësinë në skuadrat shqiptare. Për këtë arsye FSHF ndërmori këtë iniciativë, që t’u japë mundësinë vajzave të Kombëtares që të vazhdojnë karrierën e tyre pas futbollit aktiv në rolin e trajneres.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave, ku vajzat ishin të impenjuara në leksionet e kursit, trajneri i Kombëtares, Armir Grima organizoi njëkohësisht një grumbullim rutinë të ekipit kuqezi, ku kishte ftuar 18 futbollistet e thirrura. Ekipi u grumbullua në Tiranë ndërsa seancat stërvitore u zhvilluan në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Grumbullimi u zhvillua me qëllimin për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe futbollisteve si edhe për të vijuar përgatitjet në kuadër të impenjimeve të ardhshme zyrtare që do të nisin në muajin shtator. Kombëtarja e vajzave njohu para disa ditësh edhe kundërshtaret e saj në ‘UEFA Nations League’, teksa Shqipëria u shortua në grupin B1 dhe përballë do të ketë Irlandën e Veriut, Irlandën dhe Hungarinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img