Saturday, November 23, 2024

Futboll Femra-Java e 18-të/Vllaznia vazhdon kryesimin pa humbje, Juban Danja Murlani barazon me Tiranën, Bilisht Sport merr pikën e parë në këtë sezon

Lexo

Java e 18-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për femra ka vazhduar të konfirmnojë Vllazninë e Shkodrës si skuadrën e pathyeshme të këtij sezoni. Me fitoren e thellë 1-9 në Durrës ndaj Teutës vendase, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegu i tij Arben Parmeza, vazhdon të kryesojë kampionatin pa humbje. Në sfidën e transfertës durrsake, për ngjyrat kuqeblu shënuan Alijaj, Gjini, Borci 2 dhe Doçi 4. Fitore kjo që e ngjit Vllazninë në kuotën e 54 pikëve duke vijuar të mbajë vendin e parë me diferencë prej 7 pikësh nga Apolonia e vendit të dytë.

Dy skuadrat e tjera të futbollit të Shkodrës, Juban Danja Murlani dhe AAS i mbyllën takimet e kësaj jave në barazim dhe humbje.  Ndeshja Juban Danja Murlani – Tirana e luajtur në fushën sportive të Barbullushit u mbyll në barazim 0-0 Ndërsa, AAS humbi në shtëpi me Apoloninë 0-5.

Për t’u theksuar është se në këtë javë Bilisht Sport ka marrë pikën e parë në këtë sezon futbollistik duke barazuar 0-0 në shtëpi me Lushnjen. Bilisht Sporti vazhdon të renditet e fundit në kampionat, me vetëm një pikë pas 18 javësh ndërsa Lushnja renditet e 11-ta, një vend më sipër Bilishtit, me 4 pikë.

Rezultatet e javës së 18:

Bilisht Sport 0-0 Lushnja

AAS 0-5 Apolonia

Partizani 3-2 Kinostudio

Tirana AS 6-1 Skënderbeu

Teuta 1-9 Vllaznia

Juban Danja 0-0 Tirana

Renditja pas javës së 18:

Vllaznia 54

Apolonia 47

Tirana 40

Juban Danja 37

Tirana AS 37

Partizani  28

Kinostudio 27

Teuta 15

AAS 15

Skëndërbeu 9

Lushnja 4

Bilisht Sport 1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img