Saturday, July 27, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Dinamo fiton në shtesë me Burrelin, matjanët ankesa pa fund për arbitrin

Lexo

Kryesfida e javës së tretë për Kategorinë e Përë të grupit A për fazën Play-Off, ishte ajo në mes Dinamos dhe Burrelit, ballafaqim ky shumë i rëndësishëm për fatet e vendit të parë dhe kalimit në Superiore. Një ndeshje shumë e tensionuar nga fillimi deri në fund, pasi të dyja skuadrat kërkonin me patjetër fitoren. Barazim 0 me 0 në pjesën e parë, i njëti rezultat qëndron në fuqi edhe në 90-të minutave të kohës së rregullt, por koha shtesë i ka rezervuar të gjitha. Dinamovitët kalojnë në avantazh me anë të Ortolanit në të parën minutësh shtesë prej 6 minutash. Matjanët protestojnë ashpër për këtë gol, pasi sipas tyre, dëmtimi i futbollistit të tyre përpara aksionit të golit duhej të shoqërohej më ndërprerjen e lojës.

Gjithësesi, paqs një ndërprerje disa minutëshe loja vazhdon dhe Burreli, edhe pse me nëntë futbollistë në fushë, një i ndëshkuar me të kuqe dhe tjetri i dëmtuar në momentin e pësimit të golit, gjen foca dhë shënon një super gol me anë të shkodranit Jasmin Rraboshta. Por, çuditërisht, goli anulohet nga gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje, kur në fakt pamjet filmike tregojnë krejt të kundërtën. Ky ishte rasti i tretë flagrant që matjanët e drejtuar nga trajneri shkodran, Samuel Nikaj reagojnë në drejtim të gjykimit. Fillimisht për kartonin e kuq të dhënë në dëm të Sefgjinajt, më pas tek lejimi i vazhdimit të lojës në rastin e pësimit të golit, dhe së fundmi në anulimin e golit të shënuar nga Rraboshta po në kohën shtesë.

Me këtë fitore me rezultatin 1 me 0, Dinamo kalon në vendin e parë të grupit A me 41 pikë. Në vend të dytë është Korabi që fitoi me Vorën 3-1, me 39 pikë, si dhe Burreli i treti me 37 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img