Tuesday, October 8, 2024

Futboll Femra-K. Kombëtar U-15/ Titulli kampion mes Vllaznisë dhe Apolonisë në finalen e 29 majit

Lexo

Vllaznia në futboll për femra koleksionoi të dielen titullin e 8-të radhazi për kategorinë e të rriturave, ndërkohë që pret të luajë edhe finale e Kupës së Shqipërisë duke pasur përballë Apoloninë e Fierit.

Ndërkohë, në finish është edhe Kampionati Kombëtar i futbollit për femra, kategoria U-15, kampionat ky i organizuar për herë të parë nga Federata Shqiptare e Futbollit që nisi në muajin shkurt të këtij viti duke pasur si qëllim masivizimin e futbollit të femrave dhe rritjen e cilësisë.

Ashtu si edhe në kampionatin e të rriturave, në skenë edhe për kategorinë U-15 është përsëri Vllaznia, e cila e drejtuar nga trajneri Oliver Matija ka mbërritur në finalen e titullit.  Në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, skuadra shkodrane kishte përballë ekipin e Lushnjes, të cilin e mundi me rezultatin 6-1. Ndeshja e parë u luajt javën e kaluar në Shkodër, ku nën 15 vjeçaret fituan 3-1 ndërsa këtë fundjavë, shkodranet udhëtuan drejt Lushnjes, aty ku zhvilluan ndeshjen e kthimit e ku arritën të fitonin me rezultatin 0-3, në një ndeshje të mbushur me emocione për të dyja ekipet.

Ndërkaq, finalistja e dytë është Apolonia. Fieraket mundën vajzat e Kinostudios me rezultatin përfundimtar 3-2. Në ndeshjen e parë Apolonia fitoi minimalisht 1-0. Ndeshja e kthimit, që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë ishte mjaft e luftuar, me vajzat e Kinostudios që përmbysën rezultatin në pjesën e parë, duke shënuar dy gola. Por fieraket arritën të barazojnë në pjesën e dytë, duke kaluar kështu në finale falë fitores minimale në ndeshjen e parë.

Kështu, fituesja e këtij sezoni të parë e këtij kampionati do të diskutohet mes Vllaznisë dhe Apolonisë, në finalen e madhe që do të zhvillohet më 29 maj në Tiranë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img