Thursday, May 2, 2024

Futboll Femra-Megi Doçi e Vllaznisë kryeson listën e golashënueseve të kampionatit me 33 gola

Lexo

Vllaznia e Shkodrës është fituese e dyfishtë e fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave. Skuadra e drejrtuar nga trajneri, Nikolin Leka është shpallur kampion dimri si ekip, ndërkohë që edhe në garën e golashënueseve më të mira, Vllaznia kryeson me anë të Megi Doçit, ritual që ajo e përsërit për çdo vit.

Sulmuesja e talentuar kuqeblu që mban edhe shiritin e kapitenes së ekipit tonë kombëtar ka shënuar plot 33 gola në fazën e parë të kampionatit duke qënë më e mira e garës për “Këpucën e Artë”. Por, ajo që spikat më shumë ka të bëjë me faktin, se në pesëshen e parë të listës së golashënuesve më të mira të fazës së parë janë tre futbolliste të Vllaznisë. Megi Doçi e para me 33 gola të shënuar, Luçie Gjini e treta me 14 gola, dhe Esi Lufo me 13 gola. Ndërkohë, që në vend të dytë është futbollistja e Apolonisë, Egzona Gashi.

Këto futbolliste janë në “Top 5” sa i përket golashënueseve për këto 10 javë, teksa lista vijon të jetë e gjatë me të gjithë emrat që kanë lënë gjurmë në ndeshjet e tyre.

  1. Megi Doçi – 33 gola (Vllaznia)
  2. Egzona Gashi – 18 gola (Apolonia)
  3. Luçije Gjini – 14 gola (Vllaznia)              Valentina Troka – 14 gola (Apolonia)
  4. Esi Lufo – 13 gola (Vllaznia)                     Liridona Gashi – 13 gola (Apolonia)
  5. Iris Armoku – 12 gola (Atletik Club)

Sa i përket garës ekipore, kampionati i këtij edicioni është pa dyshim më shumë emocionues, me skuadrat që po prodhojnë lojë më të bukur në fushë dhe garë më të fortë. 10 javë të luajtura që prej 2 tetorit të këtij viti kanë qenë tepër të luftuara, me Vllazninë e Apoloninë që vijojnë të sjellin një futboll të bukur në fushë, ashtu sikurse edhe Tirana, skuadra që merr pjesë për herë të dytë në kampionat që prej krijimit të saj vitin e kaluar.

Në 10 javë, asnjë humbje për kampionet në fuqi të vendit dhe Apoloninë, që kryesojnë renditjen me nga 25 pikë secila, teksa në përballjen direkte mes tyre janë ndarë miqësisht me nga një pikë.

Nga ana tjetër, ndjek Tirana, me 24 pikë, me një pikë më pak në klasifikim, teksa numëron 8 fitore dhe një humbje ndaj rivales direkte, që është Vllaznia.

Dukshëm, kampionati ka më shumë rivalitet, me skuadrat e “TOP 3” që kanë treguar se futbolli i femrave ka pasur sigurisht rritje. Dhe kjo jo vetëm në konkurrencë, por edhe në cilësi, që pa dyshim ndikon edhe tek ekipet kombëtare të Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img