Futboll Femra/ Shqipëria mund Kosovën në “Fadil Vokrri” 1-3 për eleminatoret e Botërorit 2023

Lexo

- Reklamë -spot_img

Formacioni-Shqipëria: Rexhepi, Gjergji, Maliqi, Curraj, Gjini, Franja, Hila, Maksuti, Krasniqi, Hamidi, Doçi (c). Trajner: Armir Grima

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll  për femra, e drejtuar nga trajneri shkodran, Armir Grima, ka triumfuar në transfertën e Kosovës, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nxjerrë fitimtare vajzat kuqezi, të cilat ishin dukshëm më superiore se kundërshtaret.

Trajneri Grima e nisi lojën me këtë formacion: Rexhepi, Gjergji, Maliqi, Curraj, Gjini, Franja, Hila, Maksuti, Krasniqi, Hamidi, Doçi (c).

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft e kontrolluar nga të dyja ekipet, që luajtën mirë me topin. Vajzat kuqezi kaluan fillimisht në avantazh me Kristina Maksutin, e cila shfrytëzon më së miri një pasim të Qëndresa Krasniqit, që futet bukur brenda zone dhe asiston për Maksutin që e dërgon topin në rrjetë. Minuta e 19-të dhe Shqipëria kalon në epërsi. Në minutën e fundit të kohës së plotë, Megi Doçi dyfishon shifrat për Shqipërinë, pas një super goditjeje që tundi rrjetën. Në kohën shtesë, Kosova ngushton shifrat me Biqkaj.

Kombëtarja e Shqipërisë arrin të shënojë një tjetër gol në pjesën e dytë, këtë radhë me anë të Qëndresa Krasniqi, e cila godet topin nga jashtë zone, duke shtangur portieren vendase dhe duke vulosur rezultatin në 1-3. Një ndeshje mjaft e bukur kjo nga skuadra kombëtare e femrave, që me këtë fitore mbyll ndeshjet për vitin 2021.

Me këtë fitore, kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajneri, Armir Grima, renditet e katërta në grupin F me 7 pikë, duke lënë pas Kosovën dhe Armeninë, duke përmbushur në një farë mënyre edhe objektivat për këtë fazë eleminatore të Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Norvegjia, e cila fitoi pak ditë më parë në Tiranë kryeson grupin F, e ndjekur nga Polonia e Belgjika duke lënë në vend të katërt Shqipërinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Shkodra U19 fiton në Sarandë 0-4, Amankua protagonist me dopietë

Butrinti U19–Shkodra U19 0-4(Shënues: Amankua 1’, 38’, S.Hoxha 58’, Preie 75’(11-m)) Kartonë të verdhë: Rexho 47’, Beduli 88’ Butrinti:Papa,Rexho(Kolagji 71’),Kosta,Beduli,Qurku,Kasaj(Bajrami 45’),Kulla(Sulejmani...
- Advertisement -spot_img