Friday, April 19, 2024

Not-Turneu Ndërkombëtar i Shkupit, Vllaznia e drejtuar nga Kol Shiroka fiton 5 medalje

Lexo

5 medalje kanë merituar notarët shkodranë në Turneun Ndërkombëtar zhvilluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, aktivitet ky i organizuar në kuadër të festave të nëntorit me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bullgarisë, dhe Maqedonisë së Veriut mikpritëse.

Ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri, ish notari kampion kuqeblu, Kol Shiroka u përfaqësua nga 9 sportistë, përkatësisht: Drini Ujkashej, Besion Pemaj, Andja Pemaj, Elia Lika, Michelle Bushati, Viki Tafrruku, Onida Zani, Mark Tarri dhe Uerda Jahaj.

Një turne ky, që spikati për rivalitetin dhe cilësinë e madhe në garat përkatëse, ku mes 360 konkurentëve, notarët shkodranë bënë një prezantim mjaft të mirë. Fitimi i 5 medalje të Bronzit nga notarët e Vllaznisë është tregues i një pune shëmbullore që trajneri Kol Shiroka po bën me notarët shkodranë.

Konkretisht, Drini Ujkashej, në cilësinë edhe të kapitenit të Vllaznise, arriti të fitonte medalje Bronzi në Kategorinë Open në garen 50 metra stil i lirë. Ujkashej, që nga specialistët e notit konsiderohet me mjaft perspektive, dhe që stervitet nën kujdesin personal të trajnerit Shiroka prej katër vitesh, arriti të fitonte mbi 520 pikë Fina në disiplinen 100 meter stil i lirë, një rezultat që kishte 20 vite që nuk arrihej nga sportistët e Vllaznisë.

Një figurë po kaq të mirë bëri edhe notarja tjetër e talentuar e Vllaznisë Uerda Jahaj, e cila shkëlqeu në disiplinat 200 dhe 400 meter stil i lirë duke fituar me meritë dy medalje Bronzi.

Surprizë në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar ishte notarja shkodrane Viki Tafrruku, e cila edhe pse ishte pjesëtarja më e vogël e ekipit të Vllaznisë, por edhe e aktivitetit, arriti të fitoi gjithashtu dy medalje Bronzi në disiplinat 50 meter Shpinë dhe 50 meter Bretkosë.

Pjesë e ekipit të Vllaznisë në Turneun e Shkupit ishin edhe notarët e tjerë, Besion Pemaj, Andja Pemaj dhe Elia Lika, të cilët vetëm për diferenca shumë të pakta në kohët e tyre personale mbeten jashtë zonës së medaljeve duke u renditur në vendet e katërta.

Po kështu, paraqitje të mirë bënë edhe notarët, Mishel Bushati, Onida Zani dhe Mark Tarri, të cilët arriten të thyenin rekordet e tyre personale duke dhënë një garanci të plotë për perspektiven në vazhdimësinë e karrieres së tyre sportive.

Dhe, në mbyllje, për ato që nuk janë të informuar, bëjmë me dije, se këto rezultate pozitive të Vllaznisë në sportin e notit arrihen në kushte të vështira stervitore, pasi Vllaznia, prej shumë e shumë vitesh nuk ka disponon ansjë pishinë për të kryer seancat stervitore, ndërkohë që deri në vitet 90-të, ka pasur dy të tilla, një të hapur dhe një të mbyllur me ngrohje.

Puna dhe pasioni e trajnerit Kol Shiroka dhe pjesëtarëve të ekipit të notarëve Vllaznia, duhet përgëzuar për sakrificat që bëjnë për të mbajtur gjallë traditën e mirëfilltë që Shkodra ka pasur në vite për sportin e notit.

Klubi Vllaznia, strukturat sportive në qytetin verior, si dhe Bashkia Shkodër, nuk kanë nguruar të bëjnë premtimet vazhdueshme për ndërtimin e një pishine ku do të sterviteshin notarët e Vllaznisë, por edhe për organizimin e sporteve të ujit. Gjë, që deri më tash, nuk është bërë e mundur asgjë, ndërkohë që komuniteti i sporteve të ujit në Shkodër, shpreson që kërkesat e vazhdueshme të tyre të bëhen realitet në të ardhmen.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img