Futboll Femra-Starton të shtunën, Kampionati Kombëtar femrave, spikat derbi shkodran, Vllaznia-Murlani

Lexo

Kampionati Kombëtar i femrave do të ngrejë siparin për edicionin e 13-të futbollistik ditën e shtunë, me tre ndeshjet e para, teksa të dielën e 3 tetorit do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera.

Ky edicion i ri premton emocione dhe lojë të bukur, duke marrë parasysh edhe seriozitetin e klubeve për të rritur ekipet e tyre të femrave, por edhe mbështetjen e palëkundur të Federatës së Futbollit, që rreth 20% të buxhetit të përgjithshëm të saj e kalon te futbolli i femrave.

Janë 11 skuadra që do të marrin pjesë në këtë edicion të kampionatit të femrave. Gjithçka do të nisë të shtunën, me derbin e kryeqytetit Kinostudio – Tirana që do të jetë ndeshja hapëse e këtij sezoni të ri, që do të luhet në Qendrën e Ekipeve Konbëtare në Kamëz, duke nisur nga ora 11:00. Ekipi i Tiranës merr pjesë për herë të dytë në këtë kampionat, teksa në edicionin e saj të parë arriti të siguronte vendin e tretë në kampionat, ndërsa Kinostudio arriti të renditej në vendin e shtatë.

Ndërkaq, ditën e shtunë do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera. Në ora 12:00, në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” do të zhvillohet sfida Apolonia – Partizani, një sfidë jo e lehtë për të dyja ekipet, që në sezonin 2020-2021 bënë paraqitje të mira, fieraket duke u renditur në vendin e dytë ndërsa kryeqytetaset debutuese u klasifikuan në vendin e gjashtë, me 37 pikë të grumbulluara në kampionat.

Drejt Shkodrës do të udhëtojnë korçaret e Skënderbeut, që do të luajnë kundër ekipit Atletik Club, emri i ri i ekipit të AAS-së. Ndeshja do të zhvillohet në qytetin verior duke nisur nga ora 14:00.

Dy sfidat e tjera do të zhvillohen ditën e diel. Në stadiumin “Roza Haxhiu”, ekipi i Lushnjes do të presë durrsaket e Teutës, me ndeshjen që nis në ora 11:00, teksa në Shkodër, tetë herë kampionet e vendit, Vllaznia do të luajë derbin e parë kundër KF Murlanit, emri i ri i ekipit të Juban Danjës, duke nisur nga ora 14:00.

Ekipi i Tirana AS do të jetë pushim në këtë javë të parë, duke qenë se kampionati përbëhet nga 11 skuadra.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -