Saturday, July 27, 2024

Futboll Femra-Trajneri Armir Grima, shpall listën e grumbullimit për Turneu e Maltës. 8 nga 18 futbollistet kueqezi janë të Vllaznisë kampione

Lexo

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave do të marrë pjesë në turneun “Visit Malta Trophy”, një turne i organizuar nga Federata Malteze e Futbollit e që do të zhvillohet në Maltë në datat 22-25 shkurt.

Shqipëria do të luajë dy ndeshje në këtë turne përballë Bjellorusisë (22 shkurt) dhe Ishujve Faroe (25 shkurt). Të dyja takimet do të luhen në stadiumin “Tonny Bezzina” në ora 14:00.

Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka zbardhur sot edhe listën me emrat e futbollisteve të grumbulluara për këto dy takime të rëndësishme për skuadrën.

Tekniku shqiptar ka grumbulluar 18 lojtare për këto dy ndeshje, me 13 prej vajzave që aktivizohen në kampionatin shqiptar, 2 prej tyre në kampionatin kosovar dhe 3 në kampionatin europian. Ajo që të bie në sy është se 8 nga 18 futbollistet e grumbulluara I përkasin Vllaznisë kampione në fuqi. Ato janë Sara Maliqi, Arbenita Curraj, Matilda Gjergji dhe Luçie Gjini në sektorin e prapavijes, për të vijuar me tre mesfushoret, Gresa Berisha, Arbiona Bajraktari, Ezmiralda Franja, si dhe sulmusja Klaudia Borçi. Pjesë e kësaj liste është edhe ish futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi, e cila vjen nga klubi turk Gallatasaraj, me të cilin ka nënshkruar në merkaton e janarit.

Trajneri Grima ka vendosur të thërrasë për herë të parë mesfushoren e ekipit të Partizanit, Nora Dedgjonaj, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk ka ndryshime.

Këto dy sfida janë një mundësi shumë e mirë për skuadrën, por edhe për stafin e ekipit kuqezi për të vëzhguar e testuar vajzat kuqezi, duke qenë se për momentin nuk janë të angazhuara në impenjime zyrtare me ndeshje të nivelit UEFA-s apo FIFA-s.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img