Saturday, October 12, 2024

Futboll Femra-Rikthehet “Abissnet Superiore”. Vllaznia-Partizani kryesfida e javës së dhjetë, sot, ora 14:00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kampionati “Abissnet Superiore” për vajza rikthehet këtë fundjavë me sfidat e javës së dhjetë, mes të cilave spikat  kryesfida Vllaznia-Partizani. Kampionet në fuqi të Vllaznisë do të përballen me vajzat e Partizanit, qaë aktualisht janë finalist të Kupës së Shqipërisë.

Takimi, që do të nisë në orën 14:00, përballë dyh skuadrat, të cilat kanë si synim vetëm fitoren. Por, natyrisht një objektiv i tillë është më shumë në anën e Vllanzisë, e cila duke qënë se në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë pati problem në lidhje me pjesëmarrjen e ndeshjes së dytë të kthimit me Gramshin, për të cilin Komisioni i Disiplinës në FSHF e dënoi me humbje të ndeshjes në tavolinë, tashmë e gjithë vemendja është e përqëndruar për garën e kampionatit.

Këtë e verteton edhe angazhimi maksimal që presidenca me në krye Lazër Matinë, i kushtoi shumë rëndësi përforcimit të skuadrës, ku pas largimit të goleadores Megi Doçi, së fundmi prezantoi tre futbolliste të huaja duke blinduar repartet e lojës në të gjitha aspektet, nga porta në sulm.

Gjithësesi, mbetet për t’u parë përformanca e skuadrës kampione në fushën e lojës, ndeshje e cila luhet në orën 14:00 të ditës së sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, pikërisht, aty ku një ditë më parë, Vllaznia e meshkujve sfidoi kryesuesen Egnatia me rezultatin 2-1.

Krahas tre pikëshit që e mban në krye të tabelës së klasifikimit, për Vllazninë e futbollit të femrave, një fitore e sotme shkon edhe për festën e 105 vjetorit të klubit kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img