Saturday, May 18, 2024

Futboll Femra-Vllaznia kampione e Shqipërisë për herë të tetë radhazi. Derbin shkodran të javës së fundit, Vllaznia-Juban Danja Murlani e fitojnë kuqeblutë 7-2

Lexo

Vllaznia-Juban Danja Murlani 7:2

(Shënues: Megi Doçi 7’, Esmeralda Franja 17’, Zelfije Bajramaj 54’, 56’, Luçie Gjini 66’, Iliria Zarka,86’, Sara Maliqi 88’/ Anela Vishkulli 19’ 42’

E diel, 23 maj 2021, ora 16.00, stadiumi “Loro Boriçi”

Java e 22-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave, e fundit për këtë sezon futbollistik kishte rezervuar derbin shkodran, Vllaznia-Juban Danja Murlani. Një derbi që ashtu si edhe në sezonet e tjera ka dhuruar emocione. Edhe pse për Vllazninë nuk kishte rëndësi rezultati, pasi titullin kampion, e kishte siguruar 4 javë përpara mbylljes së kampionatit, skuadra kuqeblu luajti pa kompromis. Sfida në fjalë e luajtur sot pasdite në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi 7 me 2 në favor të Vllaznisë.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll në barazim 2 me 2, me gola të shënuar nga Megi Doçi dhe Esmeralda Franja për Vllazninë dhe Anela Vishkulli dy herë për Juban Danja Murlanin.

Në 45 minutat e dyta, futbollistet kuqeblu shënojnë edhe plot 5 herë të tjera, dy herë me Zelfije Bajramaj, Luçie Gjinin, Iliria Zarka dhe Sara Maliqi duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e thellë 7 me 2 për Vllazninë.

Vërshëllima përfundimtare e gjyqtares ndërkombëtare Suada Tushaj që drejtoi takimin, u shoqërua me shpërthimin e festës në kampin kuqeblu. Titulli kampion për skuadrën shkodrane, i teti radhazi vjen me një bilanc jashtëzakonisht pozitiv, 66 pikë të plota me të gjitha ndeshjet fitore, ndërkohë që edhe goleverazhi po aq pozitiv, me 160 gola të shënuar dhe 7 të pësuar.

Pas përfundimit të ndeshjes, radhën e ka pasur ceremonia zyrtare e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku të pranishëm nga institucioni i futbollit shqiptar kanë qenë antari i Komitetit Ekzekutiv, ish futbollisti shkodran Fatbardh Jera si dhe Florian Riza, përgjegjës i sektorit të futbollit të femrave në FSHF. Fillimisht, dorëzimi i medaljeve të kampionit për futbollistët, stafin teknik, madje edhe për kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila ka qenë një mbështetëse e vazhdueshme e kësaj skuadre gjatë ecurisë së sezonit. Më pas, momenti kulmor ka qënë ai, kur golashënuesja më e mirë e futbollit shqiptar, Megi Doçi ka marrë në dorëzim trofeun e titullit kampion duke e ndarë gëzimin e këtij momenti me koleget e skuadrës, trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza, presidentin Lazër Matija, mjekun sportin Arben Mlloja, si dhe pjestarët e stafit kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img