Sunday, February 25, 2024

Futboll Femra-Xheni Hermoso për trajnerin e kombëtares: Na detyronte të flinim me dyer hapur

Lexo

Xheni Hermoso, lojtarja e cila u puth në buzë nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit pas triumfit në finales e Kupës së Botës, tregon të tjera situata shqetësuese rreth atij ambienti.

Konkretisht Hermoso zbuloi se kishte diçka që nuk shkonte edhe me ish-komisarin teknik të Spanjës, Horge Vilda. “Kur shkonim për të fjetur duhet që të linim dyert hapur. Ai na thoshte se nuk kishte mundësi që të fliste me ne gjatë ditës pasi kishte shumë punë dhe se vetëm natën mund të vinte të na takonte për të biseduar”, tregoi për emisionin “Planeta Calleja”, futbollistja e Atletikos së Madridit.

“Sa herë që dilnim për të bërë shoping, ai na priste në kthim dhe na kontrollonte çfarë kishim blerë”, tregon Hermoso.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img