Monday, April 29, 2024

Futboll-Kalçeto 5×5 / 16 skuadra në garë për titullin kampion, mes tyre edhe “Air Albania” e Shkodrës

Lexo

Kampionati i futbollit 5×5 ka hyrë tashmë në fazën vendimtare me ekipet më të mira në të gjitha zonat që kanë nisur që nga kjo javë përballjen mes tyre për të përzgjedhur kampionen kombëtare për këtë sezon të dytë të suksesshëm të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në këtë fazë janë përfshirë 32 skuadra, ku Tirana përfaqësohet me 3 skuadrat e para të çdo grupi, Durrësi me dy skuadrat e para të çdo grupi, ndërsa zonat e tjera përfaqësohen me ekipet e renditura në vendin e parë në çdo grup.

Në datat 3, 4, 5 dhe 6 maj janë zhvilluar ndeshjet e fazës 1/16, me 32 skuadrat që janë përballur me njëra-tjetrën, duke përcaktuar kështu 16 ekipet që kalojnë në fazën tjetër, që janë : Çermenika, FJT Auto, ATS, Çamëria, Prestige Team, Tirana 5×5, Albrail, Kalaja, KF Air Albania, MFC Genius 5×5, Beautiful Albania, Armata Veriut, KS1, Nova, Amg Plan Studio dhe Provinca. Pjesë e ndeshjeve të fazës së mëparshme ishte edhe ekipi Panthesr” i Shkodrës, I cili nuk arriti të vijonte në fazën finale. Ndërkohë,

Ndeshjet e fazës 1/8 do të zhvillohen të enjten dhe të premten, teksa sipas shortit të përcaktuar më parë, çiftet e kësaj faze janë si më poshtë:

Data 12.05.2022

Prestige B – Beautiful Albania, ora 18:00 (East Park)

Genius 5×5 – AMG Plan Studio, ora 18:00 (Kompleksi Spartak)

Kalaja – Armata Veriut, ora 19:00 (Kompleksi Spartak)

FJT – Çermenika, ora 21:00 ( East Park)

 

Data 13.05.2022

Prestige – KS1, ora 19:00 ( East Park)

Air Albania – Nova, ora 18:00 ( East Park)

Çamëria – ATS, ora 19:00 ( East Park)

Tirana 5×5 – Provinca, ora 20:00 ( East Park)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img