Tuesday, May 7, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia U20, fiton gjysëmfinalen e dytë me Partizanin dhe shkon në finale përballë Dinamos

Lexo

Partizani-Vllaznia 1-3

(16-25, 18-25, 26-24, 22-25)

E diel, 8 maj 2022, ora 16:00, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

Formacioni i Vllaznisë: Sidorela Baroti, Paola Gjyshja, Sara Malaj, Adma Mikopula, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Sarah Beci, Danjela Kodra, Abel Kodra, Adea Grumira, Alteja Malevija, Gentjana Kodra, Aliçe Gjergji, Mandisa Kuçi. Trajner: Ferdinand Bardeli, Dorian Tafa, Fatjet Haxhagiqi

Vllaznia U-20 po bën një prezantim të shkëlqyer për sezonin 2021-2022. Pas fitimit të Kupës Rinia, tashmë është pranë realizimit të një objektivi madhor, atë të fitimit të titullit kampion.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ferdinand Bardeli dhe kolegët e tij, Dorian Tafa dhe Fatjet Haxhagiqi është kualifikuar për në finalen Kampionatit Kombëtar. Një gjë të tillë e ka realizuar pasditen e së sotme në kryeqytet, teksa ka mundur me rezultatin 1 me 3 Partizanin, Duke bashkangjitur edhe ndeshjen e parë të luajtur në Shkodër, të cilën Vllaznia e fitoi me rezultatin 3-0, volejbollistet shkodranë janë kualifikuar në finale pa pasur nevojë të luhet ndeshja e tretë.

Sfida e luajtur sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytet është dominuar nga skuadra shkodrane, e cila ka fituar tre sete kundrejt një të skuadrës së kuqe. Vendaset kanë arritur të fitojnë vetëm setin e tretë, i cili ka shkuar me pikët shtesë 26-24, ndërkohë Vllaznia, fitoi të parin 16-25, të dytin 18-25 dhe të katërtin, 22-25.

Në këtë mënyrë, me dy fitore radhazi,3 me 0 në Shkodër, dhe 1 me 3, sot në Tiranë, Vllanzia kualifikohet në finalen e madhe të fazës Play Off. Finale, në të cilën do të ndeshen me ekipin e Dinamos, i cili është kualifikuar në gjysëmfinalen tjetër, në një datë, të cilën Federata Shqiptare e Volejbollit, akoma nuk e ka përcaktuar.

Suksesi i volejbollisteve 20-të vjeçare, por edhe paraqitjet e mira të skuadrës së parë, si dhe të asaj U-18, janë një dëshmi e qartë e punës së mirë që vazhdon të bëhet në Shoqatën e Volejbollit të Femra Vllaznia e kryesuar, prej më shumë se një viti nga presidenti, Florian Zekja.

Është kjo arsyeja, që këtij ansambli vajzash të reja dhe të talentura, i është bashkuar kohët e fundit edhe trajneri i njohur, Besnik Lisha, i cili në bashkëpunim me kolegët e tij aktualë, Bardeli, Tafa dhe Haxhagiqi, me një punë këmbëngulëse dhe profesionale, do të dijnë ta çojnë Vllanzinë e femrave në majat më të larta të volejbollit shqiptar.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img