Thursday, April 18, 2024

Futboll Kategoria e Dytë- Gola, emocione, spektakël dhe dramacitet në Velipojë, portjeri vendas Ndoj shënon në minutën e 90+4’, Ada mund Shënkollin 3-2

Lexo

Ada-Shënkolli 3:2

(Mehja 31’, Shkreli 85’, Ndoji 94’/ Djala 24’, Ceku 57’

E shtunë, 10 prill 2021, ora 13.30, stadiumi “Adriatik” Velipojë

Ada: Besnik Ndoj, Bashaj, Guri, Çoku, Mani, Mehja, Golaj,Laçeja, Shkreli, Nika, Frroku. Trajner Admir Mehja(U aktivizuan Mario Kola,Malocaj, Gurini)

Gola, emocione, spektakël dhe dramacitet. Të gjitha këto janë parë në derbin verior të kategorisë së dytë, Ada-Shënkolli. Ndeshje e luajtur pasditën e së shtunës në stadiumin “Adriatik” të Velipojës ka prodhuar plot 5 gola, 2 në portën vendase të Adës dhe 3 në atë të Shënkollit mysafir.

Dy të veçanta ka pasur kjo ndeshje. E para ka të bëjë me atë që trajneri i Adës, Adi Mehja, një ish futbollist i Vllaznisë dhe i disa skuadrave të tjera, brenda dhe jashtë vendit, për nevoja të skuadrës prej disa javësh vazhdon të aktivizohet në formacion, madje në këtë ndeshje duke u shfaqur si golashënues.

E dyta, por që patjetër, krahas spektaklit është edhe në përmasat e dramacitetit, ka të bëjë me portjerin Besnik Ndoj. Nuk mjafton që mosha e tij është mbi 40 vjeçare dhe që nuk e pengon aspak të fluturojë në pritjen e topave kundërshtarë, por  në këtë ndeshje shfaqet golashënues. Të shënojë një portjer gol, dhe të jetë ai goli i fitores, suksesi patjetër që është i madh, por këtu, në rastin e velipojakut Besnik Ndoj episodet janë edhe më të spikatura, deri në kufijtë e dramacitetit.

Themi kështu, pasi në minutën e fundit shtesë, 90+4, ose më saktë në sekondat shtesë, kur me golat e Adi Mehjes 31’, Roland Shkrelit 85’ për vendasit,   si dhe Djala 24’, Ceku 57’ për shënkollasit rezultati ishte i barabartë 2-2, portjeri Besnik Ndoj lë portën e tij dhe shkon në ndihmën e sulmit velipojak. Aty, ku realizon golin e fitores duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e ngushtë 3 me 2 në favor të Adës së Velipojës.

Kësisoj, me këtë fitore shoqëruar përmes golave, emocioneve, spektaklit dhe dramacitetit, Ada merr tre pikëshin e radhës që e ofron edhe më shumë me grupin e skuadrave të kreut, aty ku e ka vendin me pretendime dhe objektiva për t’u rikthyer në kategorinë e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img