Monday, May 6, 2024

Fitore minimale, por shumë e rëndësishme për Vllazninë. Kuqeblutë mundin Skenderbeun në “Loro Boriçi” 2-1 dhe mbyllin aludimet e një kompromisi të mundshëm

Lexo

Vllaznia – Skënderbeu 2:1

(Shënues: Shehi 27′, Dilaver 52′ / Berisha 25′)

E shtunë, 24 prill 2021, ora 13.00, stadiumi “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Imeri,(Kruja 64′) Da Silva(Kaleziç 74′), Hoxhaj(Kalaja 70′), Dilaver(Cisse 64′). Trajner: Thomas Brdariç.

SKËNDERBEU: Dajsinani, Sadriu, Bajrami,(Dëoouna 79′), Vitija,  Meksi, Zguro, Vangjeli,  Rrapaj,(Mara 56′) Zhan Viktor(Doëouna 70′), Berisha, Mensah. Trajner:  Migen Memelli.

Gjyqtarë: Blerim Ziri(Fushë Krujë), Erind Burgu(Fushë Krujë), Fatmir Lama(Durrës)-I katërt Mario Shabanaj(Tiranë).

Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)-Vëzhgues: Pajtim Aliko(Vlorë)

Vllaznia dhe Skenderbeu u ndeshen sot në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadrin e javës së 29-të të Kampionatit të 82 Kombëtar të futbollit, kategoria Superiore dhe në përfundim të 90-të minutave, rezultati ishte 2 me 1 në favor të skuadrës kuqeblu. Fitore kjo e merituar e Vllaznisë, por që gjithsesi duhet thënë se ecuria e takimit nuk ishte fort e qetë për kuqeblutë. Në momentin më të mirë të shkodranëve, në minutën e 25-të është Berisha që pasi ka fituar duelin me mbrojtësin Adili kalon në avantazh Skenderbeun. Gëzimi i korçarëve nuk zgjat më shumë se dy minuta, pasi këmbëngulja e kuqebluve në një goditje këndore shpërblehet me golin e barazimit shënuar me kokë nga shtatlarti Dajan Shehi. Barazim 1 me 1 që i çon skuadrat në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve në barazpeshë.

45 minutat e dyta nisin me një drithërimë në portën e Vllaznisë, por gjuajtjen e Berishës brenda zonës kuqeblu në të 46’ e pret Zogoviç. Atë që nuk e bëjnë miqtë e bëjnë kuqeblutë, të cilët gjejnë golin e avantazhit shtatë minuta nga starti i kësaj pjese me anë të Dilaver që tregohet nuhatës duke devijuar një top të harkuar në zonë për rrjeten korçare. 2 me 1 për Vllazninë, por që ky avantazh minimal mban në tension kuqeblutë deri në fund të takimit.. Themi kështu, pasi në minutta në vazhdim, përpos mundësisë së Vllaznisë për të shënuar golin e qetësisë, Skenderbeu e mbajti jo pak nën presion portën kuqeblu në kërkim të golit të barazimit, sidomos me rastin e minutës së 85-të kur Vitija ishte fare pranë barazimit, por shtë përsëri gardiani kuqeblu Zogoviç që shpëton portën e tij.

Katër minutat shtesë ishin mundësia e fundit për miqtë për të mos u larguar pa pikë nga Shkodra, por kuqeblutë tregohen të kujdesshëm duke arritur të mbajnë në fuqi avantazhin e minutës së 52-të. Vërshëllima përfundimtare e arbitrit kryesor Fushë Krujas, Blerim Ziri, çliron nga ankthi kampin kuqeblu, i cili përpos gëzimit të fitores tre pikëshe që e ofrom akoma më shumë drejt titullit, me këtë fitore ka qetësinë e duhur të hedh poshtë aludimet e pragndeshjes për një kompromis të mundshëm mes dy skuadrave duke qënë se me 30 maj ato do të diskutojnë finale e Kupës së Shqipërisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img