Sunday, November 24, 2024

Futboll- Kategoria e Dytë/Kampionati nis me derbin shkodran. Veleçiku mund Murlanin 2-1. Fitojnë edhe Shënkolli, Iliria, Gramshi, Naftëtari

Lexo

Ka nisur garën e tij edhe Kampionati Kombëtar për kategorinë e dytë të futbollit shqiptar. Që në javën e parë, kalendari ka vënë përballë ekipe rivale për kualifikimin në kategorinë e parë, mes të cilave edhe Veleçikun dhe Murlanin, skuadra këto që në sezonion e kaluar futbollistik ishin rivale të denjë për të parë, por që në javën e fundit përfitoi Luzi 2008 duke marrë ai bileten e kategorisë së parë.

Me interes në këtë javë të parë ka qënë derbi shkodran, Veleçiku-Murlani, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së shtunës në fushën sportive “Duli” të Koplikut.

Në ndryshim nga ndeshja e Kupës së Shqipërisë e vlefshme për turin paraeleminator ku Veleçiku i drejtuar nga Dritan Smajli fitoi lehtësisht 3-0, në ndeshjen e parë të kampionatit nuk u shfaq ky dominim.

Dhe, kjo ka të bëjë me punën e tranerit Vahedin Pepa, i cili ndonëse me shumë vonesë në krahasim me Veleçikun dhe skuadra të tjera rivale që kanë filluar shumë më heret përgatitjet, ka arritur në një kohë rekord të konsilidojë skuadrën.

Kjo u vertetua edhe në ndeshjen e para të kampionatit, ku Veleçiku fitoi me meritë, por me shumë vështirësi me rezultatin 2-1. Banushaj dhe Shekaj kanë shënuar për Veleçikun, ndërsa për Murlanin, golin e vetëm e ka shënuar Djepaxhia.

Me fitore e kanë nisur kampionatin edhe Shënkolli që mundi në transfertë 2-4 Vorën, Iliria që mundi Adën 2-1, Naftëtari me fitoren 5-0 ndaj Bulqizës dhe Sopotipi që mund në transfertë Gramshin 0-2.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të javës së parë-Kategoria e Dytë

Gramshi – Sopoti 0-2
Iliria – Ada  2-1
Naftëtarit – Bulqiza 5-0
Vora – Shënkolli  2-4
Veleçiku – Murlani 2-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img