Tuesday, April 23, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Emocione dhe gola të shumtë në javën e katërt. Super emocione në stadiumin e Lezhës, Tërbuni fiton derbin e veriut me Besëlidhjen 2-3

Lexo

Pa as më të voglin dyshim mund të themi se sezoni futbollistik i sivjetmi për kategorinë e parë të futbollit shqiptar është ndër më të bukurit e viteve të fundit. Emrat e njohur të traditës që janë pjesë e garës, por jo vetëm, sepse të gjithë ekipet pjesëmarrëse po bëjnë një prezantim shumë të mirë duke i dhënë bukurinë e padiskutueshme këtë kampionati.

Luftë e fortë sportive, emocione dhe dramacitet deri në sekondën e fundit të ndeshjes është parë sot në derbin e veriut, Besëlidhja-Tërbuni, takim ky i luajtur në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës.

Vetëm 14-të minuta lojë, dhe vendasit e Besëlidhjes janë në avantazh 2-0 falë dy golave të shënuar nga Da Silva 11’ dhe Freire 14’. Entuziasmi i tifozërisë lezhjane është kulm, psi me këtë nisje kaq spektakolare, fitorja i duket pronë e tyre.

Por, ndryshe mendojnë pukjanët, të cilët nuk vonojnë dhe kundrapërgjigjen me dy gola të shpejtë me autor veteranët e njohur, Hysa dhe Tafili, përkatësisht në minutat 15-të dhe 33-të.

Barazimi 2-2 qëndron në fuqi deri në minutën e 86-të, atëherë kur Xhabrahimi shënon golin e tretë për pukjanët duke i dhënë fitoren Tërbunit me rezultain 2-3. Fitore kjo që vazhdon ta mbajë me mjaft meritë skuadrën e drejtuar nga Alert Alcani në mes skuadrave të para të klasifikimit.

Emocione me përmbysje të rezultatit kishte edhe në Luz, aty ku Skënderbeu i Korçës, pas golit të Ferrajt në të 39-tën për vendasit përmbys me dy golat e Likës në të 56-tën dhe shkodranin Pusi në të 65-tën në 1-2 duke regjistruar fitoren e parë në kampionat.

Flamurtari-Besa, dy emra tradite të futbollit shqiptar, tashmë në të parën dhuruan një duel shumë të dyluftuar, kun ë fund fitues me rezultain 2-1 dolën vlonjatët, ku pas fitores në Kupë me Vllazninë, konfirmuan kandidaturën numër 1 për rikthimin në Superiore.

Ndërkohë, dibranët e Korabit mundin Turbinën në shtëpi me rezultatin 2-1 me autorë të golave, Lala 33′ , Beshiraj 73′ për vendasit dhe  Sota 77′ për miqtë. 

Emocionues edhe derbi myzeqar në mes Apolonisë dhe Lushnjes, ku pas një goli të parë shënuar nga Maksuti 19′ , dy të tjerët me autor Antoni dhe Kurti vijnë në limit të takimit 87′ dhe 90+7.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img