Tuesday, April 23, 2024

Tragjedi në Indonezi. Përplasje mes tifozëve të Arema FC dhe Persebaya Surabaya, bilanci rreth 130 të vdekur!

Lexo

Një ndeshje futbolli në kampionatin e Indonezisë mes dy rivalëve të përjetshëm Arema FC- Persebaya Surabaya është shndërruar një tragjedi të vertetë. Humbja në shtëpi 2-3 e Arema FC ka nxitur tifozët vendas të ndërmarrin akte dhune në stadium duke provokuar një përplasje mes dy tifozërie.

Situata ka avancuar aq shumë, sa edhe ndërhyrja e forcave të policisë nuk ka qënë në gjendje ta ndalin dhunën që sa vinte dhe përkeqësohej në fushën e lojës të pushtuar totalisht nga tifozët.

Pas përplasjes me njëri tjetrin, tifozët i janë kundërvënë edhe policisë, e cila për të frenuar dhunën ka përdorur edhe hedhjen e gazit lotsjellës. Bilanci i kësaj tragjedie është në shifra të frikeshme, me rreth 130 të vdekur, mes të cilëve edhe efektivë të policisë indoneziane.

Nga sa bëhet e ditur, me një urdhë të prësidentit Joko Widodo janë pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit në Superligën e Indonezisë duke i lënë vend hetimeve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img