Java e 17-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë, Grupi A ka prballur Murlanin me Veleçikun. Derbi verior, i luajtur në fushën sportive të Barbullushit është dominuar nga Veleçiku me rezultatin 0 me 3. Për koplikasit kanë shënuar Kacokaj 6′, Stafa 36′, Shekaj 42′.
Besëlidhja arrin të fitojë ngushtë ndaj Sopotit me rezultatin 1 me 0, me gol të shënuar nga Gjikolaj 74′.
Fitore të rëndësishme ka arritur edhe Tërbuni, i cili duke luajtur në transfertë mundi naftëtarin me rezultatin e pastër, 0 me 2. Për pukjanët, golat u shënuan nga Gjini 12′, Cepele 79′.
Ndërkohë, edhe Ilia fiton në shtpi duke mundur Adriatikun 2 me 1. Albanët kanë festuar me shifrat 2-1 kundër Gramshit dhe Besëlidhja ka triumfuar 1-0 kundër Sopotit. Ndërsa Albanët marrin tre pikë të rëndësishme duke mundur Gramshin me rezultatin 2-1. Shënues janë: Mohamed 17′, Dermani 69’ për Albanët dhe Hasa 87′ për librazhdasit.
Pas javës së 17-të, tabelën e klasifikimit në grupin A e bashkëkryesojnë Besëlidhja dhe Valbona me nga 40 pikë.