Sunday, May 5, 2024

Kategoria e Parë-Luhet java e 25-të, Bylisi rikthehet te fitorja, Vora zhgënjen në shtëpi, Luzi mund Tomorrin në transfertë

Lexo

Sapo kanë përfunduar 4 takime të javës së 25-të të Kategorisë së Parë. Bylisi reagon pas hapit fals të javës së kaluar dhe fiton në shtëpi 2-0 përballë Besës. Mallakastriotët zgjidhin gjithçka që në pjesën e parë, duke shënuar 2 gola me Ruçin dhe Trumçin dhe ngjiten përkohësisht në krye të renditjes (në pritje të ndeshjes së Elbasanit).

Zhgënjen Vora, që mundet 3-1 në shtëpi nga Kastrioti. Vendasit kalojnë të parët në avantazh, por krutanët përmbysin gjithçka duke shënuar 3 gola për tre piëk shumë të rëndësishme.

Luzi trondit Tomorin në Berat, fiton 2-1 dhe merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë. Beratasit pësojnë humbjen e radhës, tashmë përballë një rivali direkt, dhe mbeten në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, me 14 pikë pas 25 ndeshjeve të luajtura.

Nuk ka fitues në sfidën mes Flamurtarit dhe Lushnjës, që mbyllet në barazim 0-0. Vlonjatët me pikën e fituar ngjiten në vendin e tretë në renditje, ndërsa Lushnja vazhdon të shpresojë për një vend në zonën Play Off.

Rezultatet e javës së 25-të të Kategorisë së Parë

BYLIS 2-0 BESA

11′ Ruçi, 38′ Trumci

FLAMURTARI 0-0 LUSHNJA

VORA 1-3 KASTRIOTI

47′ Ntephe / 60′ Neziri, 66′ Musaj, 77′ Hoxha

TOMORI 1-2 LUZI

78′ Caco / 58′ Treni, 72′ Itodo

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img