Thursday, June 13, 2024

Futboll 9×9. Panthers Shkodër mund 3-1 ekipin Pastaria dhe kualifikohet në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Spikat Brendon Smajli, autor i 3 golave

Lexo

Panthers Shkodër-Pastaria 3-1

(Shënues: Brendon Smajli 57’, 61’, 63’/Myftaraj 20’)

Panthers Shkodër: Gjoklaj, Çokaj, Smajli, Gokaj, Mehja, Mila, Drabeja, Marku, Osmani(U aktivizuan: Çiellza, Zaja, Osmanaga). Trajner: Fatmir Axhani

Pastaria: Buçi, Bareta, Permeti, Ohri, Lleshi, Myftaraj, Molla.(U aktivizuan: Halili, Londo, Dhimonjari, Diko, Balla)

Arbitrat: S. Bebja, P. Puto, E. Cena, G. Qirici

Krahas Kampionatit Kombëtar, futbolli amator 9×9, Sunday League-FSHF, është duke luajtur është ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme janë luajtur ndeshjet çerekfinales, të cilat kanë qënë përcaktuese edhe për kualifikimin e skuadrave në fazën gjysëmfinale. Ekipi Panthers Shkodra, i drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani, është ndeshur me ekipin Pastaria të Tiranës.

Ashtu si edhe takimet e tjera, ku falë formulës së përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, që të gjitha ndeshjet e këtij kampionati zhvillohen në Tiranë, edhe përballja e mbrëmshme është luajtur në kryeqytet. Me Gjoklajn, Çokajn, Smajlin, Gokajn, Mehjen, Milen, Drabenë, Markun dhe Osmanin, në formacion, Panthers Shkodra ka arritur të dalë fituese e ndeshjes me rezultatin 3 me 1. Sfida në fjalë, në fakt ka filluar më mirë nga skuadra kryeqytetase, Pastaria, e cila është e para që kalon në avantazh me golin e shënuar nga Myftaraj në minutën e 20-të.

Madje, edhe pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të skuadrës Pastaria. Analiza në dhomat e zhveshjes në pushimin mes dy pjesëve, duke qënë i pranishëm edhe presidenti, Ergi Axhani, jep ndikimin pozitiv në minutat e pjesës së dytë. Panthers Shkodër, i bën një përmirësim të ndjeshëm lojës, ku protagonist kryesor bëhet Brendon Smajli, i cili shpërthen me tre gola, njëri më i bukur se tjetri, gola këto të realizuar në harkun kohor të gjashtë minutave.

I pari, që është edhe goli i barazimit vjen në minutën e 57-të, ndërkohë që i dyti që i jep Panthers Shkodër avantazhin 2-1 regjistrohet në minutën e 61-të, ndërsa i treti, vetëm dy minuta pas të dytit, gol ky që fikson fitoren e krejt ndeshjes për Panthers Shkodër, me rezultatin 3 me 1. Pas kësaj fitoreje, Panthers Shkodër, fiton të drejtën të jetë gjysëmfinaliste e Kupës së Shqipërisë.

Ndërkohë, duke qënë se edhe në garën e kampionatit mban  vendin e dytë në renditje, pas ekipit Prestige që kryeson kampionatin, Panthers Shkodër, lufton në të dy frontet për të fituar dy trofetë e sezonit, Kupë dhe Kampionat.

(Video) Futboll 9×9. Pamje nga ndeshja, Panthers Shkodra-Pastaria 3-1. Panthers kualifikohet në gjysëmfinale

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img