Thursday, April 25, 2024

Futboll Kategoria e Dytë / Shkumbini dhe Maliqi shpallen fitues të Grupeve A dhe B

Lexo

Shkumbini dhe Maliqi janë kurorëzuar ditën e sotme si fituese të Grupit A dhe atij B në Kategorinë e Dytë, duke siguruar në këtë mënyrë dhe ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Të dyja skuadrat e kishin siguruar më parë ngjitjen një kategori më lart, duke triumfuar në grupet respektive, por ditën e sotme që korrespondonte me ndeshjet e fundit sezonale janë zhvilluar edhe ceremonitë e dorëzimit të trofeve.

Shkumbini ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grupin A, duke dominuar plotësisht dhe duke e mbyllur garën pa asnjë humbje, me 20 fitore dhe 4 barazime. Në ndeshjen e sotme, peqinasit triumfuan 5-2 ndaj Internacionalit dhe në fund të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit A, e cila u dorëzua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Vasil Bici.

Në Korçë u luajt ndeshja ndërmjet Maliqit dhe Përmetit, me të parët që triumfuan 5-4 dhe festuan ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Në fund të ndeshjes, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Abdyl Kuriu i dorëzoi trofeun e fituesit të grupit B maliqarëve, që ashtu si edhe fituesit e grupit A arritën ta mbyllin fazën në grupe të pamposhtur, me 21 fitore dhe 3 barazime pas 24 ndeshjeve rë luajtura.

Dy skuadrat e pamposhtura të Kategorisë së Dytë, do të luajnë ndërmjet tyre në Elbasan Arena, për të fituar titullin kampion të kategorisë por në të njëjtën kohë do të kërkojnë ta mbyllin sezonin pa humbje.

Duke iu rikthyer Grupit A ku luajnë edhe skuadrat veriore, në javën e fundit të kampionatit u arritën këto rezultate: Tërbuni-Iliria 1:0, Luzi-Ada 5:0, Valbona-Sopoti 2:1, Mirdita-Gramshi 1:6, Klosi-Bulqiza 0:3.

Renditja e skuadrave në përdundim të kampionatit, për Grupin A është kjo:

Shkumbini 61, Sopoti 55, Tërbuni 51, Luzi 2008 46, Bulqiza 41, Granshi 40, Iliria 34, Ada 30, Valbona 26, Klosi 16, Internacional Tira 15, Shënkolli 11, Spartaku 0, Mirdita -5 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img