Kategoria e Parë nuk e ka mbyllur çështjen titull. Ka ndodhur kështu, sepse Skënderbeu është mundur në fushën e vet nga Besa, 1-0. Ndërkohë pas Besëlidhjes dhe Tërbunit, tanimë të rëna zyrtarisht janë dhe Oriku e Turbina, pavarësisht se skuadra blu ka fituar 4-2 me Lushnjën. Kurse cërrikasit janë mundur në Burrel 1-4. Flamurtari ka forcuar pozitat e veta në vendin e tretë duke shpresuar që nga Play-off të dalë në Superiore, ndonëse është një rrugëtim i gjatë.
Në ndeshjet e tjera, Apolonia e Tomori kanë shfrytëzuar maksimalisht faktorin fushë, ndërsa kanë fituar 1-0 me Luzi 2008 dhe Korabin 3-1. Kështu Flamurtari, Tomori e Apolonia në Play-off, kurse mbetet ende në diskutim Korabi apo Luzi 2008, ndërsa në Play-out Burreli e Lushnja, që do të luajnë respektivisht me fitueset e Play-off në grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë.
Rezultatetet e javës së 25-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë
Apolonia – Luzi 2008 1-0
Besëlidhja – Flamurtari 0-3
Burreli – Turbina 4-1
Oriku – Lushnja 4-2
Skënderbeu – Besa 0-1
Tomori – Korabi 3-1
Dinamo – Tërbuni 3-0 (në tavolinë)