Wednesday, April 24, 2024

Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi dhe kandidati për Kryetar i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, firmosin paktin për zhvillimin e futbollit në Shkodër

Lexo

Pa thirrjes që Klubi i Futbollit Vllaznia, bëri në drejtim të dy kandidatëve për kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia i Partisë Demokratike dhe Benet Beci i Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve lokale për t’u bërë bashkë në zhvillimin dhe promovimin e sportit në përgjithësi, dhe kryesisht futbollit, pasditen e së shtunës është realizuar takimi në mes Presidentit të klubit kuqeblu, Alban Xhaferi dhe kandidatit të Partisë Socialiste, Benet Beci.

“Futboll për të gjithë”, ka qënë motoja e diskutimit të këtij takimi mes Xhaferit dhe Becit, duke vënë në dukje se Futbolli është sporti më i dashur dhe më i përkrahur nga qytetarët e Shkodrës, të cilët me të drejtë duan ta shohin ekipin e tyre të zemrës të përfaqësuar në nivele më të larta. Gjithashtu, ky sport shkon përtej çdo ngjyrimi politik, sepse në thelb ngrihet nga pasioni i qindra – mijëra fëmijëve që ëndërrojnë ta veshin një ditë fanelën kuq e blu. Ndaj, në këtë këndvështrim, është kërkuar se të dy janë plotësisht dakort për nënshkrimin e këtij pakti, për ta kthyer futbollin në Shkodër në një kryeqendër të zhvillimit sportiv dhe jo vetëm.

Ndër elementeve kryesor që përfshin ky pakt janë pikat e mëposhtme.

Gjithpërfshirja dhe masivizimi në futboll:

– Shndërrimi i ditëlindjes së Vllaznisë, datës 16 shkurt, në një datë ku të organizohen manifestime sportive: konferenca me donatorë të ndryshëm, turne futbolli, aktivitete kulturore dhe rekreative, duke e kthyer këtë datë në një simbol të krijimit të partneriteteve të reja në funksion të zhvillimit të futbollit.

– Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, Shoqaten Rajonale te Futbollit, Klubin e Futbollit Vllaznia dhe partnerë të tjerë potencial, do të asistoje ndermjet ofrimit te tokes falas per ndërtimin e një kompleks sportiv, hotelerie dhe shërbimesh ku përfshihen minimumi 5 deri në 10 fusha sportive sintetike dhe me bar natyral, të cilat do të shërbejnë për organizimin e kampionateve mes shkollave, kampionate mes lagjesh apo edhe si ambjente stërvitjeje për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia të djemve dhe të vajzave dhe ekipet e para. Ky projekt duhet te fillohet te implementohet brenda vitit 2023-2024.

  1. Edukimi i brezit të ri për futbollin:

– Bashkia Shkodër do të kryejë rivitalizimin e shkollës sportive “Xheladin Fishta”, njërës prej shkollave të para të sportit në Shqipëri ku janë rritur dhe zhvilluar talente si: Ramazan Rragami, duke krijuar ambjente dhe terrene sportive në funksion të kësaj shkolle për edukimin e brezave dhe talenteve të reja.

– Në këtë shkollë duhet të krijohen kushtet e nevojshme për të edukuar brezin e ri, djem dhe vajza drejt gjithëpërfshirjes në sportin e luajtur të futbollit apo aftësimin e tyre në kryerjen e funksioneve ndihmëse, siç mund të jenë statisticien, skautë, videoanalistë, data analist, etj.


  1. Ndërtimi i qendrës rajonale të trajnimit sportiv:

– Rikonceptimi i Fushës sportive “Reshit Rusi” ku të parashikohet ndërtimi i ambjenteve akomoduese, me trajtim ushqimor për djemtë dhe vajzat që vijnë nga zonat rurale dhe që kanë dëshirë të ndjekin programet arsimore të sportit.

– Ndërtimi i një qendre burimore dhe të kërkimit shkencor sportiv, ku të përpunohen të dhënat statistikore, programet e trajnimit, programet e kaulifikimit të trajnerëve.

– Ndërtimi i sallave të forcës për ekipet e akademisë.

  1. Kthimi i Stadiumit “Loro Boriçi” në një qendër të madhe sportive:

– Dhënia në përdorim afatgjatë për KF Vllaznia të Stadiumit “Loro Boriçi” ,brenda vitit 2023, sipas ligjit për dhënien në përdorim të aseteve shtetërore për një periudhë 35 vjeçare, ku klubi I Futbollit Vllaznia ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe partnere te tjere, do te prezantoje nje plan mirembatje te vazhdueshme dhe investimesh per venien ne eficence te plote te te gjithe strukturave te ketij impianti ne funksion te klubit dhe me
gjere ku cilesohet:

– Ndërtimi pranë këtij stadiumi i klinikës së parë fizioterapike, ku mund trajtohen me shërbime të specializuara jo vetëm sportistët, por edhe banorët e qytetit.

– Ndërtimi i sallave të forcës për ekipet e para dhe rigjallërimi i ambjenteve të stadiumit në funksion të KF Vllaznisë.

– Krijimi i hapësirave funksionale për zhvillimin e aktiviteteve sociale, kulturore dhe rekreative.

– Krijimi i hapësirave funksionale të parkingut në funksion të stadiumit.


  1. Buxhet i dedikuar dhe lehtësi fiskale

– Krijimi i lehtësive fiskale si dhe ofrimi i partneritetit nga Bashkia Shkodër nëpërmjet një fondi për zhvillimin e sportit (programet reload), me një përqindje të caktuar vjetore, për të investuar në infrastrukturën sportive apo projekte qe kane te bejne me zhvillimin e futbollit te djemve dhe vajzave.


  1. Krijimi i një platforme online për mbështetjen e futbollit:

– Në faqen e Bashkisë Shkodër të krijohet një platformë online ku të përfshihen biznese, partnerë dhe donatorë të ndryshëm, të cilët informohen në lidhje me aktivitetet sporti

Nga sa bëhet e ditur pranë KF Vllaznia, stafi i kuqebluve me në krye Presidentin Alban Xhaferi është në pritje të takimit si dhe të firmosjes së paktit në fjalë edhe me kandidatin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img